Boçi akuza socialistëve: Të fortëve të lagjeve që shkaktojnë aksidente …, i keni sjellë në Kuvend!

Boçi akuza socialistëve: Të fortëve të lagjeve që shkaktojnë aksidente …, i keni sjellë në Kuvend!

Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, teksa iu përgjigj kolegëve të mazhorancës që folën për aksidentin e rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos rëndë një i tretë, u kujtoi se “të fortëve të lagjes” që shkaktojnë këto aksidente, socialistët u kishin dhënë “karta bianka”.

Ai e mbështeti nismën për ndryshime në Kodin penal dhe ashpërsim të neneve për raste të ngjashme me qëllim edhe shmangien e tyre, por sugjeroi se kjo të mos bëhej me cinizëm nga një mazhorancë që këta “të fortë” i ka sjellë edhe në Parlament, i ka bërë edhe drejtues bashkish apo pozicione të tjera, deri patronazhistë për të vjedhur votat.

Ju deputetë të mazhorancës sigurisht që ndjeni dhimbje për humbjen e atyre dy fëmijëve, atyre dy engjëjve në Durrës. Por nuk pajtohem me retorikën cinike tuajën në lidhje me gabimin e parë të Kodit Penal për ata që shkaktojnë aksidente dhe e dyta si gabim, më cinikja, ku të fortët e lagjes thoni të mos kenë patentë. Çfarë patente, ju i keni dhënë “karta bianka” atyre patentë politike, të fortët e lagjes i keni patronazhistë, për rrëmbimin e votës së qytetarëve”, tha Boçi.

Deputeti vijoi kritikat e tij ndja mazhorancës, duke thënë se këta të fortë kontrollojnë shpërndarjen e drogës në shkolla, kontrollojnë inspektorët e Policisë dhe kanë mbrojtje politike.

“Këta të fortët e lagjes që i njihni mirë me emër e mbiemër që menaxhojnë shpërndarjen e drogave në shkollat e lagjeve, i keni në rrugë, i keni në bashki këta të fortë të lagjes, i bëtë drejtues të pushtetit vendor, i bëtë kryetar bashkish, i bëtë deputetë këtu, se i kemi parë, i dimë. Këta të fortë të lagjes mund të kenë patentë dhe duhet të kenë, por nuk duhet të kenë “karta biankë” politike. Ata kontrollojnë edhe inspektorët e Policisë në lagje. Nuk dua të përsëris se cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve, por prapa të cilëve kanë qenë gjithmonë të fortët e lagjeve që bëjnë parakalime, bëjnë gangsterin, hyjnë kundratabelë, të gjithë jemi dëshmitarë në rrugët e Shqipërisë se kush i kryen këto akte”, vijoi deputeti opozitar.

Në fund ai këshilloi kolegët socialiste që të mos bënin cinizëm nga foltorja e Kuvendit:

“Ndaj ju lutem shumë në këtë atmosferë zie, e dhimbjeje, na e kurseni cinizmin. A duhet të reflektojmë? Po, patjetër, por në radhë të parë ata që duhet të reflektojnë jeni ju. Ka dhe problematika të tjera për të cilat isha përgatitur, por patjetër dhimbja prevalon, kjo ngjarje prevalon”, përfundoi ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :