Çollaku: Nga Uashingtoni dhe Brukseli, Balluku konsiderohen si roje e portës së mafies

Çollaku: Nga Uashingtoni dhe Brukseli, Balluku konsiderohen si roje e portës së mafies

ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me gazetaren Sonila Meço, gazetari Basir Çollaku ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, që sipas tij, nuk krijoi një praktikë të unifikuar për gjykatat e tjera, por ishte më tepër një orientim i pjesshëm.

‘Sokoli hyri pak me nxitim, por vendimi nuk doli siç pritej. Thjesht u bë një lloj ‘grimi’. Gjykata e Lartë ndoshta për herë të parë u soll si Komisioni i Venecias, si opiniondhënëse,’ deklaroi ai, duke shtuar se nuk kemi të bëjmë me një vendimmarrje standarde që do të shërbejë si precedent.

Gazetari ngriti akuza të forta për kapje të sistemit të drejtësisë, duke përmendur edhe emra konkretë të lidhur, sipas tij, me mazhorancën. Ai përmendi kandidaturën e Genta Tafa Bungo, si dhe figura të tjera politike si Olsi Komici dhe Pamela Qirko.

Çollaku hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish/zv-kryeministres Belinda Balluku, duke dekalruar se ata perceptohen në qarqe ndërkombëtare si ‘rojtarë të portës së mafies’ në Shqipëri.

‘Ajo që pashë unë në këtë udhëtim le të themi sadushian, ishte se Sokoli hyri pak me nxitim, por vendimi nuk doli e të vinë. Thjesht u bë më në fund pak grim. Dhe Gjykata e Lartë ndoshta mund të jetë hera e parë që shërben si Komisioni i Venecias, si opiniondhënëse.

Pra nuk krijoi një praktikë të zakonshme, nuk krijoi një vendimmarrje unifikuese që gjykatat e niveleve të tjera ta marrin në konsideratë në punën e tyre. Çokat dhe, le të themi, krasitjet periferike dhe orientimet e bëra nga ky i quajturi vendim, u panë.

Nga njëherë, unë shoh këtu edhe diçka tjetër shtesë, le të themi, presioni dhe trysnia e ushtruar nga Brukseli dhe partnerët në raportin e ndryshimeve të ligjeve me porosi, me fasonari politike, siç është rasti i porosive të Ramës se këtu nuk i jep njëri-tjetër porosi. Ka një frenim dhe ka një lloj ndërgjegjësimi edhe të asaj trupe se tek e fundit aty ngelet gjurmë, ata do të shkruajnë me emra, do të firmosin emra.

Ore zotëri, çfarë keni bërë? Këtu, në këtë korpus, ne kemi, ça kemi ndarë duke e thënë, të paktën ne që jemi këtu, që kjo kapje e sistemit vinte duke u thelluar për ta shkatërruar, se në fakt është bërë edhe një punë e tillë. Çfarë kishim sot? Ne kishim sot edhe një Gent Tafa Bungo, e propozuar nga PS-ja për diskriminim, mos gaboj.

Kemi Olsi Komincin, deputet të PS-së. Kemi Pamela Qirkon, motrën e të pandehurës Ballukut që është edhe kjo në hetim. Gjithë sistemi i kapur. Çfarë na tregoi? Po na tregon vetë mazhoranca, vetë Rilindja, po tregon se ky sistem ishte prodhim i laboratorit të tyre për t’u shërbyer tërësisht atyre. Pra i kapur, gërmë për gërmë, emër për emër.

Dhe këta njerëz, çfarë kanë bërë këta? Këta kanë përjashtuar nga sistemi njerëz edhe për 200 euro, 300 euro. Ndërkohë që vetë, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë në hetim për qindra mijëra dhe ndoshta dhe miliona euro.

Pra, kjo, le të themi, pasaktësia e fundit apo ky, ky kurth ku kanë rënë vetë ata, në ekspansionin që pritej të bënin, pra unë di të paktën që në Bruksel, në Berlin, në Uashington, Edi Rama, Belinda Balluku, nga njerëz me peshë në vendimmarrje, jo vetëm politike, por në agjencitë e sundimit të ligjit, konsiderohen si roje e portës së mafies, në Shqipëri. Rojtarët e portës së mafies, nga ku hyjnë veprime kriminale dhe po dalin.

Devijues të qindra milionë eurove parave, edhe që gatimi i përbashkët i parasë së drogës me të korrupsionit nga këta zyrtarë, për t’u pastruar në Shqipëri, me grupet kriminale, dhe këtu ka edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme që shoh tek vendimmarrja, tek vendimmarrja, tek opinioni i Gjykatës së Lartë, tek opinioni i Sadushit të Venecias.

Këtu nëse ti flet për rrethana dhe për rrezikshmërinë e personit, kur këtu ke grup i strukturuar kriminal, kur këtu ke organizatë kriminale, sepse ke AKSHI-n e Ballukut, ke organizatë kriminale. Nuk vlen kjo gjë për këtë histori’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :