Kalaja: Vendimi për masat e sigurisë nuk është unifikues, kërkohet më shumë integritet nga gjyqtarët

Kalaja: Vendimi për masat e sigurisë nuk është unifikues, kërkohet më shumë integritet nga gjyqtarët

Në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, avokatja Adriana Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor, duke theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i dhënë nga gjyqtari Sokol Sadushi, nuk përbën një vendim të mirëfilltë unifikues.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e integritetit moral dhe profesional të magjistratëve, si dhe nevojën për një analizë të detajuar rast pas rasti në vendimmarrjen për masat e sigurisë.

Adriana Kalaja: E kanë bërë dhe vijojnë ta bëjnë. E para, ky vendim u tentua në fakt të dali si vendim unifikues. Pra, duke po themi rrëzuar vendimin e 2011-ës dhe duke na sjellë një vendim të ri me formatim të ri edhe me qasje të re që duhet të kishte sistemi gjyqësor, se këtë nënkupton vendimi i unifikuar, nënkupton ligj. Pra, është kodi, është dhe vendimi i unifikuar. Dhe po të shikojmë në fakt, edhe gjithë masat e sigurimit që janë marrë gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë dominante nga gjyqtarët, përmendej vendimi i unifikues i vitit 2011. Ndërkohë unë bie dakord totalisht me atë çfarë thanë dy kolegët e mi. Për sa kohë që nuk kemi të bëjmë me një vendim unifikues. E dyta, në një farë mënyre Sokol Sadushi sot u rrëzua, pra, një pjesë e madhe e atyre gjyqtarëve kanë treguar integritet profesional dhe për ne ka shumë rëndësi kjo. Dhe e treta, ajo çfarë dua unë të qartësoj është që tashmë edhe më shumë duhet t’i mbëshohet integritetit moral dhe profesional të gjyqtares.. të gjyqtarit dhe gjyqtares, pra të magjistratëve, për sa kohë që edhe ky vendim e ka thënë që duhet një analizë specifike rast pas rasti, për sa kohë që ne nuk kemi ndryshim as në vendimin unifikues të 2011-ës, por aq më shumë që gjërat që u thanë sot janë të përcaktuara në kodin e procedurës penale.

E thotë shprehimisht, masa e arrestit me burg do vendoset kur nuk ka mundësi për t’u vendosur asnjë nga masat e tjera. Dhe sot ky vendim unifikues çfarë bëri? E lehtësoi deri diku edhe punën e avokatit mbrojtës, sepse e tha shprehimisht që dokumentacioni apo provat për zëvendësim apo ndryshim mase duhet të kalojnë nëpërmjet prokurorisë.

Për shembull u rrëzua dhe alibia për Erion Veliaj se duhet të kalojë nëpërmjet Olsit Dados, për ta… për ta ngarkuar pak situatën dhe mbi të gjitha ajo që ne duhet të themi, kanë bërë dhe një hop të ri me këtë vendim, sepse e tha shumë bukur Kreshniku, ne nuk kemi të parashikuar në ligj që vendimet unifikuese janë vendime saktësuese apo qartësuese. Vendimet e qartësuese, saktësuese janë vendime kur shikohet që një vendim i gjykatës është vendim me të meta, është vendim i errët, nuk është i qartë dhe kërkohet qartësimi apo saktësimi.

Ne këtu kishim vetëm momentin që duhej të unifikohej mënyra se si vendosej arresti me burg. Dhe për sa kohë që prej vitesh ne kemi vetëm rrëzime të rekurseve, pra nuk merren fare në analizë rekurset nga Gjykata e Lartë, nuk mund të ndryshohet qasja e kryetarit të Gjykatës së Lartë sepse tani ndodhemi në rastet që është shtuar shumë masa e sigurimit personal, ajo e arrestit në burg. Pra ne jemi qartësisht me një nocion të parapërgatitur që ne duhet të shkonim në një vendim unifikues për t’i lehtësuar masën e arrestit kujdo qoftë, po kryesisht të zyrtarëve të lartë. Ne duhet të bëjmë dhe një analizë, sepse këtu flitet, për shembull përmenden tre emra. Kur përmenden tre emra duhet të kemi shumë serioz, duhet të jemi shumë korrekt, për sa kohë që ëh ato provat kush i prish? Një zyrtar në detyrë apo një ish-zyrtar që ka vite, vite që nuk ka më lidhje me zyrën, që nuk ka lidhje me provat, që nuk ka lidhje edhe me intimidimin e dëshmitarëve. Pra, ne duhet ta bëjmë një dallim të qartë dhe sot shprehimisht Sokol Sadushi është rrëzuar, por për të mos e rrëzuar përfundimisht, kanë dalë me këtë termin, qartësimin dhe saktësimin dhe aq më shumë që gjykata e nderuar e ka të gjithë tagrin që të shkojë në vendime diametralisht të kundërta me çfarë kërkon organi i akuzës, qoftë dhe SPAK-u, por ligji thotë që gjykata nuk del dot mbi organin e akuzës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :