Berisha: Gjykata e Lartë mori vendim për Lubinë dhe Velinë! Genta Bungo nuk është e denjë për asnjë post!

Berisha: Gjykata e Lartë mori vendim për Lubinë dhe Velinë! Genta Bungo nuk është e denjë për asnjë post!

Prononcimi i Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, jashtë Kuvendit

Lubia shkon çdo ditë, sa për dijeni. I jep udhëzime, i modifikon dhe i falsifikon dosje dhe de facto sillet sikur të ishte sekretar i saj. Asnjë fjalë ai. Se kishte frikë se i nxjerr videon. Asnjë fjalë. Pra, Edi Rama, i cili është damkosur tashmë në Evropë dhe në botë.

Takova shumë persona në këtë udhëtim. Nuk gjeta një, një i cili nuk kishte kuptuar qartë se ç’përfaqëson Edi Rama, se çfarë hajduti të pamëshirë për shqiptarët përfaqëson ai. Asnjë. Që të gjithë. Në unison. Dhe siç theksova, tani po studionte dosjen e Kraksit.

Se e dini ju, Kraksi ka qenë një udhëheqës i Partisë Socialiste Italiane, që kur e kapën për korrupsion, të një lloj si Ramën, ja mbathi në Tunizi. Kishte blerë një rezidencë të madhe, Hamamet pallati apo zona, kush i mban mend të gjitha këto. Dhe jetonte atje si pasha, duke tretur paratë e marrë nga italianët.

Edhe ky tani i duhej dosja. I duhej dosja. Çfarë i duhej dosja? Më thoni ju mua. Çfarë, ç’lidhje ka me dosjen? Ka lidhje sepse po përgatit edhe ky, sipas tij, ekzilin, po edhe prapa Hënës po shkoi, do ta gjej, do ta kapin.

Pyetje: Zoti Berisha, ditën e sotme, Gjykata e Lartë me shumicë votash ka ndryshuar praktikën e vitit 2011 për sa i përket…

Sali Berisha: Për Lubinë dhe Erion Velinë. Pikë. Është ndryshim, sigurisht, i një militanti të verbër të Partisë Socialiste, vetëm në funksion të Lubisë dhe të Erion Velisë. Kushtetuta është shumë e qartë. Po këta kur duan e respektojnë, kur duan e shkelmojnë. Kaq.

Kurse ky udhëzimi i fundit i kolegjit ka të bëjë me Lubinë. Pra, përgatitjen me Lubinë dhe këta të tjerë që janë në rresht, se këta janë të gjithë në rresht për burg. E dini ju vetë. Këtu i ka secili më të mëdha dosjet se shoku.

Pyetje: Partia Socialiste do të propozojë zyrtarisht në Kuvend emërimin ose votimin në parlament të Genta Bungos si komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi. Do ta votojë Partia Demokratike dhe çfarë qëndrimi do të mbajë?

Sali Berisha: Genta Bungo, me vetingjet që ka bërë dhe që do j’ua paraqesim, se ju e patë, filloi sot. Ajo meriton të shkojë tek ata që brohorisnin për Sali Berishën. E patë ju mbrapa? Se po mbroja të drejtat e tyre. Kështu që ajo jo për të ardhur këtu, po ajo s’është e denjë për asnjë post, për asnjë detyrë. Do jemi kategorik kundër saj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :