Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet!

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverisjen socialiste se po përdor politikën e shpopullimit dhe falementimit të fermerëve.

Berisha tha se, në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet. Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në parlament.

Berisha: Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre.

Shqiptarët e dinë mirë se një nga mjetet e largimit të tyre nga ferma, nga toka e tyre është nafta. Nafta që s’blihet dot. Dhe me krah, me paramend, nuk ja dalin dot. Ndaj dhe ata nisen. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut, Irlandën, Australinë, Norvegjinë, Alaskën, vendet më të largëta.

A ka mundësi, si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës, ju u thoni atyre se jua hoqëm edhe subvencionin e naftës. Subvencionin të cilin e ka të gjitha vendet përreth. E kanë të gjitha vendet europiane. E shet me 1500 në pompë Maqedonia. Po fermerëve jua jep me një çmim ndër 1000.

Po kështu Kosova, po kështu Serbia, po kështu Gjermania, po kështu çdo vend europian. Kurse kreu juaj, kreu juaj, del e u thotë se e ka hequr Europa këtë, ka hequr, i thoshte një fermeri. Në një kohë kur Europa e ka dyfishuar.

Dhe këta fermerë të tjerë përveç shqiptarëve, marrin qindra milionë taksa nga taksat e fermerëve europianë, ndihmë nga IPARD-i. Kurse ju i morët e i vodhët të gjitha paret e IPARD-it dhe i privuat fshatarët shqiptarë nga 130 milionë euro. Të vetmit në rajon që s’marrin dot nga IPARD-i. E dini ju këtë apo jo? E dini sigurisht.

Por ju jeni ballukër. Shumica juaj, jo të gjithë, s’mund të them se është. Ju jeni ballukër. Ju jeni, ju jeni ballukizuar. Absolutisht. Çfarë, si mund të flisni ju? Edhe, do më falni, dua ta përgëzoj. Janë nja dy-tre aty në katin e tretë, në katin e dytë të Partisë Socialiste që nuk e pranuan Lubinjën. Të kenë burrëri të fortë, kanë bërë gjest shumë të mirë. Sepse absolutisht nuk e bëj për diversion, por e bëj për t’i lavdëruar. S’pranohet ajo. Ajo nxirret jashtë kudo që është. Një, e cila është simboli më i urryer i hajnisë shtetërore, i abuzimit shtetëror.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :