Raportimi i ministrit Hoxha në Komisionin e Jashtëm/ Këlliçi: I shërbeu propagandës, jo interesit publik!

Raportimi i ministrit Hoxha në Komisionin e Jashtëm/ Këlliçi: I shërbeu propagandës, jo interesit publik!

Për deputetin e PD, Belind Këlliçi, raportimi i Ministrit për Europën e Punët e Jashtme në Komision, nuk ishte gjë tjetër veçse raportin në shërbim të propagandës dhe aspak në interes të publikut.

Përmes një statusi të postuar në rrjetet sociale, ligjvënësi demokrat shkruan se incidenti i komunikimit i ministrit në grupin zyrtar të WhatsApp me ofendimin që iu bëri shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nëse ministri nuk do të kishte dhënë dorëheqjen, do të ishte shkarkuar.

Replika me Ministrin ishte e pamundur. Komisioni i mbylli punimet, për të mos shqetësuar zotin Hoxha’, përmbylli reagimin e tij deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Statusi:

Raportimi sot i Ministrit të Jashtëm në Komisionin parlamentar, nuk i shërbeu as transparencës, as mbajtjes së përgjegjësisë. Pra nuk i shërbeu publikut.

Ishte një narrativë propagandistike që nuk ndihmon aspak politikën tonë të jashtme dhe as ecurinë e procesit të integrimit.

Ministri nuk mban përgjegjësi për mesazhin që ka dërguar në një grup komunikimi me bashkëpunëtorët e tij zyrtarë dhe Ambasadorë, pra jo me miq me të cilët kalon fundjavën, ku i etiketon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë!

Në secilin vend ku zoti Hoxha ka shërbyer si zyrtar i Shqipërisë, pas këtij incidenti, nëse ministri nuk do të kishte dhënë dorëheqjen, do të ishte shkarkuar. Dhe nuk do të kishte shanse të paraqitej të nesërmen në punë.

Por me Edi Ramën dhe me bashkëpunëtorët e tij, këto standarde nuk vlejnë.!

Sot në Komision, Ministri tha se kanë rëndësi vetëm qëndrimet zyrtare që ai mban përmes kanaleve zyrtare. Pra, sërish pranoi se etiketimin e ka bërë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka fyer, por privatisht. Dhe meqenëse e paska bërë privatisht, kjo nuk paska rëndësi. Edhe pse, grupi ku ai ka dërguar komentin poshtërues, quhej “Ambasadorët”.

Ministri nuk bëri asnjë transparencë, lidhur me efektin që ka sjellë në procesin e integrimit, mbrojtja e imunitetit të Belinda Ballukut me votë në Kuvend, e pandehur për abuzim me 11 procedura me vlerë 1.2 miliardë euro, kjo edhe pasi kreu i Komisionit me Jashtë në PE u shpreh se ky ishte një test kritik për Shqipërinë.

Raportimi i sotëm për fat të keq i shërbeu vetëm propagandës rilindase, dhe aspak interesit publik.

Dhe këto radhë po shkruhen dhe ky qëndrim po bëhet publik në këtë mënyrë, pasi replika me Ministrin ishte e pamundur.

Komisioni i mbylli punimet, për të mos shqetësuar zotin Hoxha.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :