Aksidenti tragjik/ Ndoja: Ashpërsimi i dënimit s’është zgjidhja e vetme, duhet përgjegjësi institucionale

Aksidenti tragjik/ Ndoja: Ashpërsimi i dënimit s’është zgjidhja e vetme, duhet përgjegjësi institucionale

Aksidenti i rëndë që la pas dy viktima të mitur dhe një të tretë të plagosur rëndë, ka ndezur një debat të ashpër publik dhe politik, duke vënë në qendër të vëmendjes sigurinë në rrugë dhe kuadrin ligjor për autorët e aksidenteve fatale.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i PD, Arjan Ndoja teksa kërkoi dënimin më të ashpër, deri në cilësimin e veprës si “vrasje me dashje”, ai paralajmëroi se zgjidhja nuk qëndron vetëm tek ashpërsimi i ndëshkimit, por tek një qasje më e gjerë që përfshin infrastrukturën dhe përgjegjësinë institucionale.

Sipas ligjvënësit demokrat, dënimi i një individi, sado i domosdoshëm, nuk i kthen jetët e humbura dhe nuk garanton automatikisht më shumë siguri për qytetarët e tjerë. Përkundrazi, thotë ai, një ndëshkim duhet të shërbejë si një mjet edukimi për gjithë shoqërinë, duke dekurajuar sjellje të ngjashme në të ardhmen.

Megjithatë, shton deputeti, fokusi vetëm te ndëshkimi i shoferit anashkalon përgjegjësitë më të thella sistemime, ku dështimet e pushtetit qendror dhe vendor nuk garantojnë një mjedis të sigurt urban.

Mungesa e këndeve të sigurta të lojërave për fëmijë, mungesa e trotuareve ose projektimi i tyre i gabuar edhe në zemër të kryeqytetit, si dhe trafiku i rënduar që nuk gjen zgjidhje nga specialistët, krijojnë një mjedis armiqësor për këmbësorët dhe shoferët njësoj.

Kodi Penal ka nenin 290, pika katër të tij, i cili thotë që kur ndodh një aksident me pasojë dy ose më shumë viktima, atëherë masa e dënimit është nga 5 deri në 20 vjet. Pra, minimalja është pesë vite deri në 20 vite. Vrasja me dashje, për Taulant Ballën, meqë po e referoni ju, se s’e kam dëgjuar, po unë kisha dëgjuar një tjetër që ishte i ekonomisë dhe thoshte duhet të bëhet vrasje me dashje ajo puna e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Domethënë, biseda që po të hysh në narrativën e juristëve, e kuptojnë vetë që lënë shumë për të dëshiruar, sepse s’kanë konceptet minimale bazë. Kurse për Taulantin, se e kam dëgjuar. Taulanti, po ja referoj, është neni 290, pika katër, 5 deri në 20 vjet. Vrasja me dashje, që është 76-ta, e ka 10 deri në 20 vjet. Pra, vrasja me dashje është 10-20. Maksimumin e ka 20, edhe këtë s’e ndalon kush t’i japë 20 vjet gjyqtari. Nuk është problemi i masës së dënimit. Tani unë kthehem te ajo që thotë zonja, atë që shqetëson opinionin publik. Ja, e dënuam një fajtor. A na i kthen kush një jetë atyre dy engjëjve të vegjël?

Ku po shkojmë ne, sepse edhe qëllimi që ka e drejta penale nuk është thjesht ndëshkimi, karakteri retributiv, hakmarrës. Problemi është rishoqërizimi i atij. Dhe e dyta, si mund ta parandalojmë këtë? Parandalimi i posaçëm ndaj individit, por edhe parandalimi i përgjithshëm i shoqërisë, që ne të tjerët të edukohemi duke parë që dënimi që mori ky zotëria, na shërben dhe ne të tjerëve. Dakord, i bëmë këto. Tani i kthehemi tek ajo e para. Çfarë ka bërë pushteti vendor dhe pushteti qendror për ato këndet e lojërave të fëmijëve, për ato sistemet e rrugëve që ju shihni dhe trotuaret në mes të Tiranës, sa trotuare kanë njerëzit për të ec, dhe sa mundësi kanë këta realisht, edhe përdoruesit e rrugës, shoferët, që të arrijnë të kryejnë shërbimet e tyre publike, mos të jenë gjatë gjithë kohës në stres për shkak të trafikut të rënduar që nuk zgjidhet nga specialistët përkatës. Inxhinierët, ju e keni parë, mos marr rrugë me emra këtu në Tiranë të paktën, edhe të shikoni se çfarë trafiku krijohet. Çfarë lloj zgjidhje kemi bërë ne? Rruga për të hyrë në Tiranë në dy-tre pika, edhe për te spitali ushtarak, e ke vetëm në një korsi. Vetëm në një korsi. E zëmë se u prish një mjet aty, e zëmë se ndodhi diçka. Nga do kalojë ambulanca për të shkuar atje?

Pra, këto janë zgjidhje që ju përkasin të gjithë intelektualëve, pjesës shoqërore, elitës së kësaj shoqërie. Në qoftë se këta duan ta bëjnë këtë gjë, duhet ta bëjnë për vendin e tyre, për fëmijët e tyre. E kam thënë në parlament një ditë dhe i pyes ca kolegëve që qëndrojnë aty realisht, janë njerëz seriozë, korrektë që e bëjnë me pasion atë punë aty, u thashë: çfarë ndodh në qoftë se ne me atë 50 milionëshin e tunelit të Llogarasë, do blinim ambulanca për 61 bashkitë që janë sot, nga dy. Do blejmë nga dy zjarrfikëse, nga dy, do blejmë katër helikopterë për të gjithë Shqipërinë, shëndetësor, emergjencash, dhe do blinim dhe dy avionë nga këta që fikin zjarret. Nuk i bëjnë 45-46 milionë euro me llogari, me çmime më të shtrenjta. Por ama aty do ishte dhe i afërmi i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit, i Presidentit të Republikës, e të gjithëve me radhë, i kryetarit të opozitës, e të gjithë partive të tjera me radhë. Mund të shkojnë për turizëm, për ecje malore, për hiking dhe mund të ndodhen të ekspozuar para këtij fakti. Kështu që, duhet të kontribuojnë të gjithë intelektualët që japin zgjidhje, jo vetëm ndëshkim.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :