Banorët e Tiranës s’kanë nevojë për ftesë’/ Këlliçi: Vendi i çdo qytetari është në shesh në 8 maj
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka vijuar me njoftimet nga terreni për qytetarët në Tiranë, që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita përballë Kryeministrisë në datë 8 maj.
‘Shkojmë kudo, shkelim në çdo derë! Banorët e Tiranës nuk kanë nevojë për ftesë. Ata e dinë se vendi i çdo qytetari është në shesh, para kryeministrisë, me 8 maj’, shkruan Këlliçi në Facebook.



