Foltorja në Dibër’, Kaloshi: Qeveria ka braktisur qytetarët, vendi po boshatiset nga varfëria dhe papunësia

Foltorja në Dibër’, Kaloshi: Qeveria ka braktisur qytetarët, vendi po boshatiset nga varfëria dhe papunësia

Kryetari i PD-së Dibër, Jeton Kaloshi, gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, tha se qeveria aktuale nuk ka në fokus qytetarin, por interesat e një grupi të vogël njerëzish që, sipas tij, përfitojnë nga buxheti i shtetit në kurriz të qytetarëve.

Në një takim me demokratë, të zgjedhur vendorë dhe qytetarë, Kaloshi u shpreh se Dibra, pavarësisht potencialit të saj të madh, po përballet me pasoja të rënda si rezultat i politikave të gabuara qeveritare. Sipas tij, mungesa e infrastrukturës dhe papunësia e lartë kanë sjellë largimin masiv të banorëve, veçanërisht të rinisë.

Sot qyteti dhe fshatrat përreth janë boshatisur. Shkollat po mbyllen, shtëpitë janë të kyçura dhe sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur djerrë,” u shpreh Kaloshi
Ai theksoi gjithashtu se sektorët kryesorë të ekonomisë lokale si bujqësia, blegtoria dhe frutikultura janë lënë pa mbështetje dhe në vështirësi të mëdha, duke mos siguruar dot as minimumin e nevojshëm për jetesë.

Duke iu referuar vizitave të fundit të kryeministrit në zonë, Kaloshi tha se premtimet e bëra nuk janë shoqëruar me masa konkrete për fermerët dhe zhvillimin rural.

“Fermerët nuk ushqehen me fjalë boshe. Ata kanë nevojë për subvencione reale dhe mbështetje të vërtetë,” deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Kaloshi theksoi se largimi i kësaj qeverie është domosdoshmëri, ndërsa shtoi se vendit i duhet një qeveri më pranë qytetarëve, e cila dëgjon problemet dhe ofron zgjidhje konkrete.

Sipas tij, Partia Demokratike mbetet alternativa e vetme që mund ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale ekonomike dhe sociale.

Fjala e plotë:

“E nderuar deputete, zonja Denisa Vata. Të nderuar kryetarë të partive, Mat, Klos dhe Bulqizë. Të nderuar demokratë dhe demokrate. Të nderuar miq dhe të ftuar.

E nis fjalën time me një falenderim të veçantë për secilin prej jush, për mundin dhe sakrificën që po bëni çdo ditë për Partinë Demokratike.

Kjo sakrificë që ne po bëjmë sot, nuk i shërben vetëm forcës tonë politike, por i shërben Shqipërisë dhe brezave që do vijnë.

Miqtë e mi, sot Shqipëria qeveriset nga një qeveri që nuk ka në fokus qytetarin, por interesat e një grupi të vogël njerëzish që përfitojnë duke zhvatur buxhetin e shtetit shqiptar.

Dibra, megjithëse është një vend i begatë, po përballet me pasoja tepër të rënda, pasoja të cilat vijnë si rezultat i politikave të gabuara nga ana e qeverisë.

Mungesa e infrastrukturës dhe papunësia kanë bërë që popullsia të largohet.

Sot qyteti dhe fshatrat përreth janë boshatisur, rinia është larguar. Kudo sheh shtëpi të kyçura, shkolla të mbyllura dhe sipërfaqe të tëra toke të lëna djerr.

Edhe pse bujqësia, blegtoria dhe frutikultura janë sektorët kryesorë të vetëpunësimit, ato janë lënë në mëshirë të fatit.

Miqtë e mi, para pak ditësh kryeministri ishte në Peshkopi dhe premtoi shumë, por harroi diçka. Harroi fermerët, të cilët nuk ushqehen me fjalë boshe.

Ata kanë nevojë për një mbështetje reale dhe subvencione konkrete. Prandaj sot më shumë se kurrë, largimi i kësaj qeverie është domosdoshmëri.

Vendit i duhet një qeveri që është më afër qytetarëve, që dëgjon problemet e tyre dhe që ofron zgjidhje.

Partia Demokratike ka treguar se është alternativa e vetme që mund ta nxjerrë vendin nga kjo situate”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.