Protesta e 8 Majit, deputetja e PD Greta Bardeli: N’Shkodër për Shkodrën
Deputetja e PD-së në Shkodër, Greta Bardeli ka zhvilluar sot takime për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 8 Majit në Tiranë.
Bardeli është shprehur se, në këto takime qytetarët janë shprehur për mungesën e alternativës në Shkodër dhe në vend.
Sot kena dalë me kryetarin e PD-së dhe me forumin rinor për me taku qytetarët e Shkodrës dhe me i ftu në protestën e 8 majit ku ka qindra arsye për me protestu, ku arsye kryesore është mungesa e të rinjve
Janë rrugica të boshatisura me shumë familje shkodrane që tashmë janë zhvendosur në vendet e BE-së se këtu nuk kanë gjetur alternativë për me jetu.’ Shprehet deputetja Greta Bardeli.




