Meta: Një përgjigje për të gjithë ata që më pyesin në jam penduar që ‘solla’ Ramën në pushtet në 2013

Meta: Një përgjigje për të gjithë ata që më pyesin në jam penduar që ‘solla’ Ramën në pushtet në 2013

PJESA E TRETË DHE E FUNDIT –

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një autointervistë ku ka shpjeguar detaje dhe ka dhënë qëndrimin e tij pas seancës në GJKKO.

A jeni i penduar që sollët Edi Ramën në pushtet në 2013?

E di se socialistët më fajësojnë se në 2005 më krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim solla Berishën në pushtet.

Por ata harrojnë Kongresin e “kongresmenëve” dhe të përjashtimit tim dhe shumë personaliteteve si Limos Dizdari, Sabit Brokaj, etj.

Po kështu, kam përshtypjen se harrojnë se Parti Socialiste ku njerëzit dëgjoheshin kishte për aq kohë sa pjesë e tyre ishte Ilir Meta.

Po kështu, harrojnë se PS me Nanon bllokoi integrimin, të cilin e zhbllokoi vetëm rotacioni i vitit 2005.

Ndërsa demokratët janë mësuar të gjejnë fajtorë të jashtëm papushim.

Unë këtyre demokratëve do u thoja se mirë e prisha unë me Ramën në 2013, po ju mos e ndritët me Lulin për 10 vite në krye që ia dhuruat të gjitha pushtetet Ramës?

Por nuk mërzitem nga të gjithë ata që i bashkohen “fajtorit Meta” për të justifikuar “status quo”-në.

Jam krenar që në 27 muaj si Kryeministër, Shqipëria pati rritje ekonomike mbi 8%.

Jam krenar që gjatë drejtimit tim si Kryetar i Kuvendit, opozita kurrë nuk ka patur aq hapësirë.

Se nuk donte Luli të jepte alternativën e tij për Reformën Administrativo-Territoriale, ky nuk është faji i im, por pazari i tij me Ramën për Lezhën dhe Pogradecin.

Jam shumë krenar që edhe pse i vetëm me një Parlament monopartiak prej 122 kartonash, kurrë nuk e shkela Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, interesat kombëtare dhe interesin publik.

Kjo është një periudhë reflektimi por mbi të gjitha projektimesh të mëdha për të ardhmen.

Kohët më të mira edhe Ilir Meta edhe shqiptarët i kanë përpara.

Por nuk ka Begati pa Sakrifica.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :