Çështja CEZ-DIA është farsë, provat rrëzojnë gjithçka’/ Blushi:: Romeo Kara kallëzues i rremë, dosja po manipulohet

Çështja CEZ-DIA është farsë, provat rrëzojnë gjithçka’/ Blushi:: Romeo Kara kallëzues i rremë, dosja po manipulohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë me një reagim të gjatë ku pretendon se ka prova të reja në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe procesin ndaj Ilir Metës.

Sipas tij, ndaj Metës nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale dhe çështja është ngritur mbi dëshmi të pavërteta.

Blushi akuzon Romeo Karën si kallëzues të rremë dhe thotë se dëshmitë e tij janë përdorur në mënyrë të gabuar në proces.
Ai sjell pretendime se një dëshmitar tjetër ka deklaruar se është nxitur për të dhënë dëshmi të rreme dhe se edhe vetë Kara i ka pranuar disa nga komunikimet e përmendura në dosje.
Në reagim përmendet edhe prokurori i SPAK, Arben Kraja, për të cilin Blushi shpreh pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar disa kallëzime.

Ai e krahason këtë me një tjetër rast të mëparshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështjen CEZ, duke pretenduar se ai është mbyllur pa hetim të plotë.
Sipas Blushit, trajtimi i këtyre dosjeve tregon standarde të ndryshme në hetime dhe ngre dyshime për mënyrën si janë marrë vendimet.

Ai thotë se çështja do të vijojë në gjykatë dhe kërkon transparencë të plotë në proces, përfshirë edhe praninë e mediave në seanca.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :