Berisha: Kanionin e Gjipesë e mori Rama. Në kadastrën e Vlorës janë ndërruar 15 drejtorë

Berisha: Kanionin e Gjipesë e mori Rama. Në kadastrën e Vlorës janë ndërruar 15 drejtorë

Në fjalën e mbajtur me drejtuesit e degëve të PD në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka rrëmbyer kanionin e Gjipesë, ndërsa u shpreh se, në kadastrën e Vlorës janë ndërruar 15 drejtorë, sepse nuk pranonin të firmosnin për pronat.

Berisha ngriti akuza për ndërhyrje në të dhënat elektronike të qytetarëve, duke pretenduar se janë përdorur metoda të paligjshme për të ndryshuar dokumentacionin dhe për të realizuar transfertat e pronave.

Sipas tij, ky operacion është koordinuar nga AKSHI, ndërsa i cilësoi këto zhvillime si një nga aferat më të mëdha të pronave në vend.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Operacionet e kadastrës janë operacionet që tejkalojnë miliarda tjetërsimesh. Në një zinxhir, vetëm mafia më e sofistikuar mund të kujtohej që ta ndërtonte në atë mënyrë.

Prona i është transferuar X-it këtu. X-it i është thënë, do t’ia çosh tjetërkujt, atij atje, një personi tjetër. Ai tjetri do t’ia transferonte një të tretë, të katërt, të pestë me radhë, gjersa të zhdukej çdo gjurmë për pronën dhe fundor do të ishte një mafioz qeveritar, një baron droge, një ministër, vëllai i një ministri.

Ata janë bërë pronarë në tokat më të çmuara, vetë Edi Rama me Kanionin e Gjipesë. Kujtojeni pak, kur janë ngritur çështje e kanionit. Aty tha, se është atje në majë të malit, atje lart se ç’është një pronë e kështu maja e malit.

Ai është, kanioni është buzë detit, dhe më ka hedhur dhe në gjyq. Kanioni është buzë detit. Dhe kanioni i Gjipesë rreshtohet në 10 apo 20 kanionet më të bukura të botës.

E pa peshkaqeni. Asnjë lidhje. Ai Koleka i tij që shkon e merr 30 dhe 31 gomarë kishte si prona. Po me dokumente. Ju them unë ju që ta dini, ishte një Kolekë tjetër ai, po ai s’e kishte pronë. Jo. Koleka i pasur, nuk është Koleka i tij. Ka qenë Kolekë tjetër ai.

Dhe Kanioni i Gjipesë, që na thoshte atje sipër malit, malit sipër, atje ku është atje një copë tokë atje kush u mor, është marrë Olsi, s’jam marrë unë, s’është e imja, se Olsin s’e ka vëlla.

Merr kanionin, dhe janë ndërruar 18, 12 apo 15 drejtora e hipotekën në Vlorë, vetëm për të bërë çfarë kanë dashur me tokat e bregut.

Kadastra, si i kanë ndryshuar? Ua them unë ju. Kanë deshifruar pas-kodet e qytetarëve, të e-maileve të qytetarëve.

Dhe pastaj kanë ndërhyrë me emela, kanë bërë ç’kanë dashur, duke mashtruar, falsifikuar, autorizuar, e tjerë. I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.