Berisha: Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar lëkurën e tij!

Berisha: Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar lëkurën e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen me kryetarët e Degëve tha se, Edi Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetues për të shpëtuar lëkurën e tij. Berisha theksoi se, Shqipëria është në duart e një bande kriminale.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju dhe të gjithë anëtarësisë Partisë Demokratike për Tiranën, mbështetësve tanë, anëtarëve të Forumit Rinor, anëtarëve të LDGSH. Thirrëm këtë takim sepse në situatë të jashtëzakonshme, ne duhet t’i përgjigjemi me një gatishmëri dhe masa të jashtëzakonshme. Vendi ndodhet në një situatë të paprecedent më parë. Edi Rama hoqi çdo maskë për të mbrojtur lëkurën e tij para shqiptarëve dhe mbarë botës. Në një akt antikushtetues, ai bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë.

Edi Rama përdori 83 mandatet e tij të krimit për t’i vënë çelësat asaj dege të pushtetit pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka. Pa të cilin pushteti është totalisht në duart e një njeriu. Edi Rama ndërmori këtë akt dhe pas protestave të fuqishme të opozitës. Edi Rama ndërmori këtë akt edhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë në procesin e integrimit europian, por dhe të partnerëve të tjerë. Ai mori një akt ekstremis sepse e kuptoi, e realizoi që dosja Balluku ishte dosja Rama. Dhe njerëzit e lidhur me krimin, diktatorët e të gjitha llojeve, ngjyrave, janë gjithnjë të aftë të marrin çdo lloj vendimi për të shpëtuar lëkurën e tyre.

Pra, ky është një vendim që u ndërmor për të shpëtuar lëkurën e tij. Me të drejtë shqiptarët pyesin, si ka mundësi që ndërmirret një akt i tillë nga parlamenti? Unë u them qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nga bindjet politike, se Shqipëria sot ka në krye një bandë kriminale, më të rrezikshmen që ka patur ndonjëherë. Ka një bandë vrasësish që kanë porositur, qeveritarë që kanë porositur vrasje bazuar në dëshmi në sallat e gjyqeve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Sot Shqipërisë, sot rilindas do të thotë kriminel dhe vetëm kriminel. Ata që i shihni ju që rreshtohen në mënyrën më të turpshme pas vendimeve të Edi Ramës, ata janë njerëz të inkriminuar, të lidhur me krimin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.