“Kjo pamja këtu na ka kushtuar plot 200 milionë euro.
Doni të dini ku shkuan vërtet paratë tuaja?
Mbi 200 milionë euro të shpenzuara për tendera IT në pak vite. Mirlinda e AKSH me kete shifer do të bënte xheloz edhe Silicon Valley-n, por, ndërsa paratë fluturojnë drejt kompanive të preferuara, sistemi E-Albania ka një zakon të çuditshëm: pushon sa herë që qytetarët kanë vërtet nevojë për të.’
Dhe mos të harrojmë ‘sigurinë kibernetike’.
Në botën e Mirlindës, tenderat fitohen shpesh me 100% të vlerës limit dhe me vetëm një pjesëmarrës. Kjo nuk quhet garë, quhet ‘dhuratë me firmë shtetërore’. Por rëndësi ka që propaganda thotë se jemi lider në rajon!’
Pra, herën tjetër që sistemi nuk hapet, mos u nxehni. Kujtoni që diku, një tender sapo u fitua dhe revolucioni vazhdon… në llogaritë e duhura”, thuhet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga Berisha.



