Ikën nga SPAK ‘Fabi’, zëdhënësi i Dumanit. Fillon punë si këshilltar i…
Elton Qyno – Syri.net
Është larguar nga prokuroria e posaçme, zëdhënësi dhe këshilltari i PR-it të ish-drejtuesit të SPAK Altin Dumani.
Këtë javë, Fabian Zhilla, ka lënë detyrën e Drejtorit të Kabinetit në SPAK dhe këshilltarit PR të Dumanit, duke u larguar nga organika e prokurororisë, por jo nga godina.
konsideruar nga shumë analistë dhe gazetarë si “Gëbelsi” i propagandës së SPAK, Fabian Zhilla, që prej kësaj jave ka filluar punë si Drejtor dhe Këshilltar i kryetarit të Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Erjon Bani.
Largimi i Fabian Zhillës që në SPAK, thirej shkurtimisht si (Fabi) është kryer 3 muaj pas ardhjes në krye të SPAK të drejtuesit të ri, Klodian Braho.
Për 3 vite me rradhë të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, Fabian Zhilla, mbajti fillimisht detyrën e këshilltarit të drejtuesit dhe më pas u emërua, Drejtor i Kabinetit.
Tashmë Zhilla, do vijojë të shërbejë si këshilltar por tek drejtuesi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.




