Hoxhaj: AKSHI ‘kopshti privat’ i Ramës, skemë pushteti për përfitime financiare
Gazetari Julian Hoxhaj ka hedhur nxjerrë në pah të tjera të dhëna në mënyrën e funksionimit të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar politikisht dhe të përdorur për interesa të ngushta.
Në një intervistë për SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ai deklaroi se hetimet e SPAK kanë zbuluar pasuri të konsiderueshme në duart e një grupi të kufizuar personash, ndërsa ngriti dyshime për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të penguar hetimet. Sipas Hoxhajt, rasti i AKSHI-t është vetëm një pjesë e një skeme më të gjerë, ku tenderat publikë dhe lidhjet me pushtetin përdoren për përfitime financiare dhe për të mbajtur nën kontroll aktorë të ndryshëm.
Julian Hoxhaj: 40 milionë euro pasuri për vetëm një grup njerëzish dhe imagjino sa të tjerë janë që ne nuk i kemi denoncuar. Tani le të kthehemi tek te çështja. AKSHI është realisht kopshti privat i Edi Ramës. Këtë e ka faktuar vetë Edi Rama, jo vetëm nëpërmjet lidhjeve të baxhanakut të tij, i cili ka marrë tendera indirekt nga kjo strukturë e krijuar nga Edi Rama, e financuar nga qeveria shqiptare, nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Por AKSHI u faktua që është kopshti privat i Edi Ramës nga vetë Edi Rama pasi ndodhi pikërisht operacioni i parë i SPAK. Nga muaji dhjetor, ai e nisi pikërisht me Mirlinda Karçanajn duke tentuar që të thoshte që ajo është e pastre. Ndërkohë që të gjithë e dinin dhe ishte lehtësisht e verifikueshme, siç e verifikuam edhe ne, shkuam dhe morëm deklaratat e pasurisë në ILDKPKI dhe pamë që Mirlindaa Karçanaj kishte një seri të madhe pronash, të cilat sot SPAK i ka sekuestruar.
Çfarë bëri tjetër Edi Rama? Edi Rama shkoi dhe pak kohë pasi ishin avancuar hetimet në drejtim të pasurisë së zyrtarëve, por edhe të biznesmenëve që kishin marrë pjesë në tenderat e AKSHI-t, kishin ndarë tortën e tenderave, Edi Rama shkoi personalisht tek AKSHI, emëroi Igli Tafën dhe u tha punonjësve të AKSHI-t, mos flisni se unë do t’jua bëj rrogat, do kaloni në rroga po themi edhe më lart se çdo lloj zyrtari tjetër i këtij shteti. Imagjinoni ose e mendoni që ky kryeministër që ka bërë një luftë të ashpër me gjyqtarë dhe me prokurorë pikërisht për çështjen e pagës, duke i akuzuar se po kërkonin të rrisnin pagat e tyre, vajti dhe u tha, unë do t’ju jap sa të doni ju veç mos flisni dhe kjo ishte deklaratë e bërë me zë dhe me figurë dhe që këtu SPAK duhet të kishte ngritur, duhet të kishte ngritur dyshimet që ky njeri po pengon pikërisht hetimet dhe duhet të kishte nisur hetimi kryesisht ndoshta për pikërisht për këtë vepër, për pengim të hetimeve, që ka shumë të tjera.
Çfarë bëri tjetër Edi Rama? Edi Rama për të mbyllur gojën e atyre njerëzve që mund të bëhen të pandehur të drejtësisë, shkoi dhe emëroi ministër të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, vëllain e një prej njerëzve që dje i është sekuestruar 1.1 milionë euro, Gëzim Hoxhës. Dhe vëllai i tij Ferit Hoxha sot është diplomati kryesor i Shqipërisë, përfaqëson Shqipërinë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diplomacia shqiptare sot i është besuar vëllait të një personi që dyshohet se bën pjesë në një grup të strukturuar kriminal, të akuzuar për rrëmbim njerëzish. Dhe ai njeri sot është jo vetëm që i është sekuestruar pasuria, por është marrë i pandehur që në muajin dhjetor. Këtë ka bërë Edi Rama, këtë ka faktuar Edi Rama, që këta njerëz, po jo vetëm kaq, unë po ju jap dhe njeriun që e ka denoncuar për herë të parë që u mor peng në muajin gusht, Geron Meçe. E di çfarë po ndodh sot? Sepse unë merrem dhe shoh çdo ditë tendera. Geron Meçes, kompanive të tij po u jepen vazhdimisht, nuk dua t’i paragjykoj, mund të jetë në të drejtën e tij, po u jepen çdo ditë tendera publikë nga institucionet, që nga bashkitë, që nga institucionet në varësi të ministrive të ndryshme dhe kjo për mua është një mekanizëm për t’i mbyllur gojën. Por ka shumë të tjerë. Dhe shumë të tjera, Andis Papa që e përmendi Fatjoni, që i janë sekuestruar vetëm dje 5 milionë euro në zyrat e kompanisë së tij, të cilët ne i kemi denoncuar dhe këtu po i kthehem tek emisioni Plug. Të gjithë këta personazhe, nga Ergys Agasi, nga Ermal Beqiri, nga Andis Papa, nga Gëzim Hoxha, janë njerëzit që themeluan, krijuan, ideuan Duranën e famshme, atë tokën djerrë në Xhafzotaj që sot janë regjistruar mbi 60 kompani, kanë regjistruar NIPT-e atje për të përfituar gjithashtu.




