Apartamente ‘okazion’ veç për zyrtarët e korruptuar’/ Bushkolaj: SPAK nuk e pa baxhanakun e Ramës te AKSHI

Apartamente ‘okazion’ veç për zyrtarët e korruptuar’/ Bushkolaj: SPAK nuk e pa baxhanakun e Ramës te AKSHI

Një dosje e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka zbardhur ekzistencën e një grupi të mirëfilltë të strukturuar kriminal që operonte vetëm pak metra larg zyrës së kryeministrit, i lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se hetimi duket se ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje, duke lënë jashtë emra kyç dhe duke zbuluar një skemë të dyshimtë të pastrimit të parave përmes pasurive të paluajtshme.

Sipas Bushkolaj, grupi kriminal është përfshirë në një sërë veprimtarish të paligjshme, duke përfshirë paracaktimin e tenderave, rrëmbime, kërcënime dhe përjashtime të paligjshme nga garat publike, ku viktimë ka rënë edhe një sipërmarrëse gjermane.
Gjithashtu Bushkolaj theksoi se, ajo që bie në sy është mungesa e theksuar në dosje e emrit të biznesmenit Armand Frangu.

Pavarësisht akuzave nga opozita dhe provave që e lidhin kompaninë e tij me përfitimin e rreth 53 milionë eurove në tendera përmes një kompanie tjetër, ajo e Geront Meçajt, emri i Frangut nuk përmendet askund.

Bushkolaj: Dëgjo, këtë dosje është e vështirë ta shohësh të shkëputur nga elementët e tjerë. Se ne kemi pasur rrëmbimin e ish-zëvendës drejtorit, i cili ka dhënë dëshmi dhe në një nga dëshmitë e tij të fundit ka thënë që aktualisht AKSHI drejtohet nga Igli Tafa, një i pilotuar në atë institucion nga sipërmarrësi që sot është në arrati, ëh, Ermal Beqiraj. Tani, ne SPAK-u na thotë që këtu kemi një grup të strukturuar kriminal të mirëfilltë dhe sikurse lexohet në dosje, pra që nga paracaktimi i tenderave, rrëmbimet, kërcënimet, përjashtimet nga gara të sipërmarrësve, qofshin ato dhe të huaj, se është dhe një sipërmarrëse gjermane të cilën e kanë detyruar që të largohet nga gara për shkak të një tenderi që kishte të bënte me sigurinë në burgje dhe kur flasim për sigurinë në burgje është një temë delikate, pasi janë shumë faktorë që ndërthuren. Të bën përshtypje një diçka, si ka mundësi në gjithë këtë grup të strukturuar kriminal që ka operuar pranë AKSHI-t, pra vetëm pak metra larg zyrës së kryeministrit, ne aty nuk na përmendet kurrkund emri i Armand Frangut.

Një njeri i akuzuar nga opozita si përfituesi kryesor, por dhe e faturuar me prova, që të paktën janë 53 milionë euro tendera që i ka përfituar kompania e tij përmes kompanisë së Geront Meçajt, një sipërmarrës i cili merrte një pjesë shumë të mirë të tenderave të AKSHI-t. Pra, duket sikur të kemi bëjmë me një prerje që mos të shkohet tek emri i Armand Frangut, se po shkove tek emri i Armand Frangut, de facto, nuk jemi më te oborri, nuk jemi më as te paradhoma, por de facto i bie që kemi hyrë në dhomë. Tani pyetja që shtrohet këtu, a jemi përballë një dosje të kopësitur me shumë kujdes për të evituar për shembull këto emra apo biznesmenë të tjerë që mund të jenë të lidhur me këto emra që dhe ata mund të kenë përfituar tendera të paracaktuar? Kjo dosje nuk na jep këtë përgjigje. Tani, të bën përshtypje, elementët janë llaptarshëm të dosjes. Përtej pasurive, se unë nuk hyj dot të gjykoj për shembull sipërmarrësit, por në momentin që në dosje thuhet sipërmarrës me lidhje shumë të forta shtetërore e të tjerë e të tjerë, të çon qartë te ajo paracaktimi i tenderave që marrin miliona euro. Por, më bëri përshtypje një detaj shumë tek, si ka mundësi këta të gjithë dalin me apartamente okazione? Pra, në zemër të Tiranës, kjo përfiton apartament okazion, që apartamenti pastaj kalon te nëna e vetë, të cilën e përmendte kryeministri Edi Rama. Por rasti, ishin ishin blerë më parë me një çmim më të shtrenjtë. Rasti më flagrant, ky është rasti më flagrant, që vila në Golem, vila në Golem ishte shitur për herë të parë 170.000 euro dhe pastaj kishte përfunduar në 100.000 euro dhe madje, po, dhe madje personi që e kishte blerë këtë, nuk e dinte fare ku ishte, nuk dinte ku është Golemi dhe Durrësi. Pra, këta janë punonjësit e këtij dhe janë njerëzit e tyre. Gjithë çështja është te gjurmimi i parave. Ne tani po flasim për një shifër 40 milionë euro të sekuestruara. Nuk po shkojmë te konfiskimi. Problemi është që edhe kur bëjmë një ambiguitet me grupet kriminale, ne flasim për grupe që u janë kapur nga 7 ton kokainë, po ne nuk e dimë se sa kokainë kanë kaluar. Dhe këtu ne jemi në kushte që ne flasim për 40 milionë euro të sekuestruara, por ne nuk e dimë se cili është numri real i pasurive apo i parave që janë cash. Se çfarë ndodh? Këtu qartazi ka pasur një orientim nga kryeministri Edi Rama që paratë të pastrohen masivisht përmes sektorit të ndërtimit dhe sektorit të turizmit dhe këtu pastaj bëhet shumë e vështirë gjetja e emrave, në emër të kujt janë këto prona.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :