Nesho: ‘Smart City’ ngre shqetësime për sigurinë dhe transparencën, BE kundër projektit

Nesho: ‘Smart City’ ngre shqetësime për sigurinë dhe transparencën, BE kundër projektit

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krasta në SYRI TV, ka ngritur kritika ndaj projektit ‘Smart City’, duke e cilësuar atë si një çështje shqetësuese për Bashkimin Europian.

Sipas Neshos, një nga arsyet kryesore të kundërshtimit të BE-së lidhet me përdorimin e teknologjisë kineze përmes Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat sipas tij njihen për praktika të kontrollit të të dhënave dhe personave publikë. Ai shtoi se sistemi përfshin mbledhjen e të dhënave sensitive të një shteti anëtar të NATO-s.

Diplomati ngriti gjithashtu shqetësime për koston e projektit, duke deklaruar se instalimi i kamerave për monitorimin e lëvizjes së qytetarëve në të gjithë Shqipërinë vlerësohet rreth 60–70 milionë euro, dhe jo 118 milionë euro, siç është raportuar.

Veprimi që bëhet me ‘Smart City’ është, sipas tij, një çështje për të cilën Bashkimi Europian është kundër dhe me të drejtë, për dy arsye. E para, sepse fut një teknologji kineze nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat njihen për kontrollin e personave publikë.

Nga ana tjetër, ky sistem merr të gjitha të dhënat sensitive të një shteti që është anëtar i NATO-s. Pa përmendur këtu korrupsionin, pasi një instalim i tillë kamerash për ndjekjen e lëvizjes së qytetarëve kudo në Shqipëri është një projekt që shkon në kufijtë e 60–70 milionë eurove, jo 118 milionë, siç pretendohet.

Dhe unë jam plotësisht dakord me atë që thatë ju. Por ajo që i bashkon të gjitha këto çështje është një gjë e vetme: mungesa e një projekti real për Europën. Ky ka përdorur integrimin europian vetëm për të gënjyer popullin, për të krijuar një mjegull dhe për të justifikuar zgjedhje që, në fakt, rrallë ndodhin në demokraci, ku liderët marrin mandate të katërt. Shembull është Orbán, edhe atje shoqëria ka reaguar. Është një formë autokracie moderne, jo aq agresive sa ajo e zotit Rama, por me të njëjtat tipare për të përqendruar dhe mbajtur pushtetin me çdo mjet.

Reagimi i shoqërisë lidhet edhe me kulturën. Ne kemi shumë pak kohë në demokraci dhe njerëzit nuk e kuptojnë se ky është një raport, një kontratë sociale me administratën e radhës. Nuk është çështje figure lideri që imponon shtypje të mendimit dhe pranim të tij a priori. Këtë e ka theksuar disa herë edhe Samuel Huntington. Ky është një defekt jo vetëm i Shqipërisë, e cila vjen pas një historie jo vetëm të diktaturës komuniste, por edhe të perandorisë osmane dhe asaj bizantine, ku ekzistonte ideja e mosreagimit ndaj figurës së liderit apo autoritetit.

Kjo bën diferencën mes vlerave perëndimore, ku individi dhe hapësira e tij janë të rëndësishme, dhe nënshtrimit ndaj autoritetit, ku qytetari nuk e kupton se në demokraci kryeministri është thjesht administratori i përkohshëm i vendit.

Së dyti, mungesa e kulturës demokratike lidhet edhe me vetë Ramën, sipas tij. Ai e akuzon për një projekt shpopullimi të Shqipërisë, ku rreth 1 milion persona janë larguar dhe janë zëvendësuar me punëtorë të huaj nga Afrika dhe Bangladeshi, të cilët ende nuk e flasin mirë gjuhën shqipe.

Ky projekt, sipas tij, ka qenë antikombëtar dhe ka pasur si qëllim të mos ketë pengesa. Nga njëra anë janë kapur institucionet e shtetit, ndërsa nga ana tjetër është ndërtuar një kulturë klienteliste në administratë, e cila nuk i shërben interesit publik, por përfitimeve individuale.

Sipas tij, është dëmtuar edhe brezi i të rinjve, duke u dhënë pozicione jashtë meritokracisë, në bazë të lidhjeve dhe interesave. Kjo, sipas tij, krijon një brez që e sheh pushtetin vetëm si përfitim dhe jo si shërbim ndaj vendit.

Në përfundim, ai shprehet se një figurë e tillë nuk duhet të jetë pjesë e historisë së asnjë vendi, jo vetëm të Shqipërisë.

Ai shton gjithashtu se në vendet perëndimore, zyrtarët publikë i dedikohen shërbimit ndaj vendit dhe shoqërisë, duke krijuar një trashëgimi pozitive dhe jo duke u përfshirë në korrupsion’, tha Agim Nesho ndër të tjera në SYRI TV.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :