Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në urgjencën e QSUT-së ku ndodhen disa prej deputetëve dhe drejtuesve të PD-së që kanë marrë plagë të ndryshme nga sulmi i policisë në protestën kombëtare të opozitës.
Nga deputetët e PD-së më të demtuarit janë Klevis Balliu, Luçiano Boçi, Flamur Noka si dhe aktivisti Aulon Kalaja.
“Ndaj gazetarit Auron Kalaja, kanë përdorur, përveç verbuesit të arinjve, kanë goditur me shkop. Janë përdorur bomba, janë hedhur protestuesve në këmbë bomba dhe granata. Kanë marrë plagë të shumta në këmbë dhe kanë hedhur shishe molotovi mbi protestues. Janë të dokumentuara”- tha Berisha.
Teksa paralajmëroi drejtuesit e policisë për dhunën e ushtruar, ai deklaroi se “dënoj këtë terror të pashembullt dhe garantoj Edi Ramën, Skënder Ballukun, Sokol Besprerin, Alushin e krimit dhe bashkë me atë të Operacionales se do të përgjigjen për këto krime të shëmtuara”.




