Humbi ndjenjat nga dhuna e policisë/ Kalaja në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ekzaminimeve
Një incident i rëndë është shënuar gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet e rënduar, me probleme në frymëmarrje dhe dëmtime në zonën e qafës si pasojë e goditjeve të forta pas koke, dhe irritime të forta nga ekspozimi ndaj sprajit dhe gazit lotsjellës. Aktualisht, ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe po i bëhet edhe skaner për të vlerësuar gjendjen shëndetësore
Sipas burimeve nga terreni, Kalaja ndodhej pranë deputetëve të Partisë Demokratike në momentin kur Policia e Shtetit ndërhyri në mënyrë të dhunshme, duke hedhur spraj dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve nga një distancë e afërt.Protesta, e cilësuar si paqësore nga opozita, nisi me një foltore publike, por menjëherë pas përfundimit të saj situata u tensionua, duke u shoqëruar me përplasje dhe ndërhyrje të forcave të policisë me mjete shpërndarëse ndaj turmës.




