Noka: Ndërhyrja e narkopolicisë, më e rëndë se në regjimin e Ayatollahut. Hitaj, Bizhga dhe Allushi do konsideron organizatë kriminale
Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa policia ka ushtruar dhunë të papranueshme dhe disproporcionale ndaj qytetarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike, të cilët po protestonin.
Nga protesta, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë një deklaratë për mediat, duke krahasuar ndërhyrjen e policisë me praktika të regjimeve autoritare.
Përdorimi i dhunës që u pa sot nuk është parë as në regjime si ai i Ayatollahut. Frika dhe paniku i Edi Ramës kanë kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë kriminale,” u shpreh Noka.
Ai akuzoi drejtpërdrejt drejtues të policisë, duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm, Skënder Hitaj, si përgjegjës kryesor për atë që e cilësoi “terror ndaj qytetarëve”, si dhe zyrtarë të tjerë të strukturave të policisë në Tiranë.
Në deklaratën e tij, Noka theksoi se opozita nuk do të ndalet përballë asaj që e konsideron si represion, duke shtuar se “dhuna dhe presioni nuk do të mbyllin gojën e opozitës”.
Noka:
Përdorimi që ju keni parë sot nuk është parë as në regjimin e Ayatollahut.
Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë e shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kamikazi Belindës, mercenari politik Skënder Hitaj, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të Narkosit.
Panikun e kreut të Narkos nuk e ndalon dot as këta që i kanë veshur kështu, si të ishin për luftë. Dhe as ato pajisjet, makinat, që te tek Arlis SHPK nuk kishin ujë. Ndërsa këtu rrinë të përgatitur kundër opozitës dhe kundër popullit me ujë dhe me të gjitha.
Nuk e shpëtojnë. Këta janë njerëz të urdhëruar. Këta, çdonjëri prej tyre nuk ka bukë të çojë te shtëpia e vet sot. Këta lëvizin vijnë në këmbë në punë sepse nuk kanë lekë të blejnë karburantin. Por, urdhri i regjimit i dikton që të përleshen me vëllezërit e tyre. Për këta ndjejmë keqardhje.
Ama Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Mendon se me terror do t’i mbyllë gojën opozitës. Ta harrojë. Edi Rama mund të përdorë si kamikazë njëpërdorimësh Skënder Hitajn. Por duhet të kenë parasysh një gjë. Fundi i pret.
Fundi i tyre, siç është fundi i Ayatollahut apo i çdo diktatori, e pret Edi Ramën dhe bandën e tij. I bëj thirrje edhe drejtorit të Tiranës, kamikazit tjetër Enton Allushi. Do të jesh ti, do konsiderohesh nga opozita pjesë e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. I bëj thirrje edhe drejtorit të Operacionales së Tiranës, Bendo.
Do të konsiderohesh nga opozita edhe ti si një nga anëtarët e organizatës kriminale që drejton Policinë e Shtetit. Pastaj, pa as më të voglin diskutim, edhe i famshmi drejt, nëndrejtor që urdhërojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. E dini ju kush ishte ish-drejtori i famshëm apo jo? Ish-drejtori i komanduar, Sokol Bizhga. Krimineli me famë. Njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin.
Sokol Bizhga do të konsiderohet nga opozita si një nga drejtuesit tjetër të organizatës kriminale. Pra, Skënder Hitaj, Sokol Bizhga, Enton Allushi dhe ky, operacionalisti, Berani, do të konsiderohen organizatë terroriste, grup i strukturuar kriminal për opozitën.
Grup i strukturuar që përdoret nga Edi Rama për interesa jo të ligjit, jo të shtetit, por për interesa të karteleve, të korrupsionit të Belindës dhe për interesa të mafies në pushtet.
Të jenë të sigurtë që opozita nuk do të ndalet.
Nuk ka dhunë, nuk ka Ayatollah Surreli që mund ta ndalojë opozitën. Opozita nuk do të ndalet derisa ta largojë këtë të keqe të madhe që ka kapluar Shqipërinë. Kanceri ka një rrugë: ndërhyrje radikale. Detyra e opozitës dhe e shoqërisë shqiptare për të shpëtuar këtë vend nga kanceri që quhet Rilindje dhe koka e kancerit që është Edi Rama, është vetëm një operacion kirurgjikal radikal për ta krryer këtë regjim, i cili sot e 13 ditë terrorizon shqiptarët. Të harrojnë, ditët i kanë të shkurtra.
Ditët i kanë të shkurtra. Shqiptarët shohin mirë që sa më shumë panik, aq më shumë dhunë dhe terror. Nuk mbrohen me këta. Nuk mbrohen. Ta harrojnë se mbrohen, as me këta, as me gaz, as edhe me ato makinat, siç ju thashë, që s’kanë ujë për të fikur zjarret e mafies së ndërtimit që i licencon Edi Rama, të Arlis-it, por kanë ujë dhe spray për të goditur opozitën.
Faleminderit.




