Hoxhaj: Ron Yefet përdori kryeministrin Rama për të mashtruar investitorë amerikanë
Gazetari Juljan Hoxhaj i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, duke folur për skandale të pretenduara, lidhje biznesi dhe padi gjyqësore që sipas tij përfshijnë biznesmenin Ron Yefet dhe figura të tjera ndërkombëtare.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Hoxhaj deklaroi se janë të paktën katër padi që lidhen me çështje mashtrimi financiar dhe investime të dyshuara, duke përmendur një rast të datës 6 mars, ku një biznesmen amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, dyshohet se ka hyrë në një marrëdhënie biznesi me Ron Yefet.
Sipas tij, kjo marrëdhënie ka nisur në Shtetet e Bashkuara dhe më pas është zhvendosur në Evropë dhe Shqipëri, ku është konsoliduar përmes kontakteve dhe njohjeve të pretenduara me nivele të larta politike dhe diplomatike. Hoxhaj pretendon se në këtë kontekst janë përdorur edhe elementë të lidhur me shtetin shqiptar për të ndërtuar besueshmëri ndaj investitorit.
Ai tha se në qendër të akuzave qëndron një investim prej rreth 8.6 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në një kompani të zotëruar nga Ron Yefet në New York, duke e cilësuar këtë si pjesë të një skeme mashtrimi të mundshëm.
Gazetari pretendoi gjithashtu se Shqipëria është përdorur si “aset” për të krijuar besueshmëri në marrëdhënie biznesi, duke përmendur në mënyrë të tërthortë edhe përdorimin e kontakteve politike dhe diplomatike, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe një ambasador shqiptar në Francë.
‘Janë të paktën 4 padi, dokumente që ne i kemi siguruar, i kemi zbuluar. E para dhe më e fundit normalisht është ajo e datës 6 mars, ku një biznesmen amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, para disa vitesh, bie në kontakt, njihet me, me, me Ron Yefet.
Marrëdhënia e tyre nis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj Ron Yefet e transferon këtë marrëdhënie në Evropë dhe konkretisht në Shqipëri, ku e konsolidon duke përdorur pikërisht njohjet, miqësinë, raportet me kryeministrin Edi Rama dhe të dhënat tona tregojnë që njësoj siç unë do mundohem t’ju tregoj pak më vonë edhe për ish-kryebashkiakun e New York-ut, pra njësoj si në atë rast, dyshohet se janë përdorur, po themi asetet shtetërore të shtetit shqiptar për t’i organizuar udhëtime apo për t’i vënë në dispozicion vila për festa private apo për shërbim e të tjera e të tjera.
E gjitha kjo ka ndodhur me qëllimin e vetëm që Ron Yefet të tregonte që ishte një biznesmen po themi i besueshëm, një njeri që me të mund të bëje, mund të kishe një marrëdhënie të konsoliduar biznesi dhe e ka bindur pikërisht sipërmarrësin Mark Faist, që ai të investojë rreth 8.6 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në kompaninë që zotërohet nga Ron Yefet në New York.
Por kjo është më e rënda sepse shikoni, nuk është vetëm vlera financiare në, në, në mes. Pra janë 7.6 milionë dollarë dhe që janë shumë, patjetër. Por mënyra se si është përdorur Shqipëria, kryeministri i vendit Edi Rama dhe ambasadori shqiptar në Francë për ta bindur një sipërmarrës amerikan që të investonte pra paratë e veta, kursimet e veta, t’i investonte tek një sipërmarrës izraelito-shqiptar, sepse Ron Yefet është edhe me pasaportë shqiptare, e ka marrë në vitin 2018 dhe e shpërdorur pikërisht, pra Shqipëria si karrem për të kryer zhvatjen.
Pra këtu jemi në kushte shumë të rënda, ku kryeministri i vendit sot do të duhet patjetër të jepte llogari, do duhej patjetër të dilte në publik dhe të sqaronte qytetarët se kjo është një akuzë shumë, shumë e rëndë. Pra në qoftë se ne kemi…
Ne kemi publikuar të plotë padinë mbrëmjen e djeshme në emision, pra pikat kryesore të saj që lidhen pikërisht me Shqipërinë. Ajo që është e rëndë në këtë mes, sepse ne kemi folur apo kemi historinë e Charles McGonigal.
Dhe McGonigal është gjithashtu një njohje e Ron Yefet. E kemi denoncuar pikërisht tek emisioni i parë që nga koha e Senegalit, marrëdhëniet. Po pikërisht pra, se prandaj ju thashë që unë nuk e kuptoj si e ka njohur Edi Rama apo për çfarë i është dashur Edi Rama.
Por sigurisht, ne kemi arritur ta zbulojmë pikërisht këtë puzzle. Pra lidhet me biznesmenët kinezë, me McGonigal, me Ron Yefet, të cilët çuditërisht kanë dalë të gjithë miq të Edi Ramës. Pra, biznesmenët që janë të sanksionuar, pra kinezë, në SHBA, janë njerëzit të cilët i kanë financuar apo i kanë organizuar vizita. Pra është një puzzle që ne tashmë e kemi formuar.
Tani, përpara kësaj, unë do të doja të thoja, të flisja edhe pak për dy padi të tjera. Pra, se fola vetëm për një, një padi. Janë dhe dy padi të tjera të cilat ne i kemi zbuluar, që janë dy padi me të njëjtin objekt, pra pikërisht mashtrimin. Ron Yefet, dy padi që lidhen me një kompani fluturimesh që ka bërë në fakt arredimin e brendshëm të charterit të tij privat dhe një kompani në fushën e lundrimeve që i ka dhënë me qira një mjet lundrues dhe pasi Ron Yefet ja ka dëmtuar, nuk ja ka kompensuar dëmet’, tha gazetari Juljan Hoxhaj ndër të tjera në SYRI TV.




