U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin në Tiranë, duke ngritur akuza të forta për cilësinë e ndërtimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.

Ai akuzon gjithashtu se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama.

“Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena.

Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti” – shkruan Berisha

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :