Berisha: Rritja ekonomike vidhet nga qeveria! 75 mln për klientët e pushtetit

Berisha: Rritja ekonomike vidhet nga qeveria! 75 mln për klientët e pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverisjen e Edi Ramës se vjedh rritjen ekonomike të vendit.

Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve dhe koordinatorët e qarqeve tha se, rritja ekonomike vidhet nga qeveria! 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro sa për 2 kg domate për pensionistët.

Berisha: Ndërkohë, gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohet nga muaji në muaj. Mashtrues ordiner i paskrupullt, kalon nga celulat e Partisë së Krimit, nga seksionet, organizatat, nga një organizatë në tjetër, absolutisht me një zinxhir të pafund mashtrimesh. Shet mashtrime dhe injorancë, ndërkohë kur përqindja e varfërisë dhe rreziku për varfërinë në Shqipëri po shkon gjerë gjysmë, po prek gjysmën e popullatës. Këto ditë u thotë shqiptarëve, po rritet GDP-ja.

Si ka mundësi të ketë korrupsion? Qytetarë shqiptarë, ju lutem, kërkoj vëmendjen tuaj. Po, po rritet GDP-ja. Por kunatolli i Lindës së Surrelit nga kjo rritje merr 75 milionë dollarë pa bërë asgjë, për inteligjencë artificiale. Dhe po t’jau ndash me familjen Rama, imagjinoni sa u takon. Kurse ti o pensionist, nga kjo rritje merr 8 euro. Ai merr 75 milionë, pensionisti merr 8 euro.

Kjo është rritja. Ku shkon rritja? Rritja vidhet. Është e vërtetë, është e vërtetë që rritja është reale, sepse e paguajnë, rritja vjen në radhë të parë nga taksat e larta që paguajnë qytetarët. sepse prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënë, eksportet kanë rënë. Megjithatë rritje ka. Burimet kryesore janë taksat e larta që paguajnë shqiptarët, ndërtimi i karteleve të drogës dhe të krimit, po si shpërndahet? Si shpërndahet kjo rritje?

Pikërisht këtu qëndron edhe korrupsioni i tmerrshëm që ka përpirë Shqipërinë. Dhe ky thotë, kur ka rritje, si do ketë korrupsion? Po sigurisht, në këtë rritje, kunati juaj, baxhanaku juaj merr vetëm me një tender, 75 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë. Kurse pensionisti merr 8 euro, 2 kg domate nga mashtrimet që ke bërë. Ekonomia është dhe po shkon drejt një përkeqësimi.

Investimet e huaja kanë një rënie katastrofale. INSTAT-i i jep 1 milion, 1 miliardë e 600 milionë. 800 milionë janë para shqiptare të investuara nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri. S’kanë asnjë lidhje me botën. është një lloj si eksportet u rritën, thamë një ditë, sepse merrnin, merrnin mallrat që i shkarkonte Kosova në Durrës dhe shkonin drejt Kosovës. reeksportet. Edhe këtu e njëjta gjë me investimet. Edhe nga këto 800 milionë të tjera, 30% e tyre janë ndërtime, janë blerje që bëjnë shqiptarët. apartamente, çfarë punësimi bëjnë ato?

Minimal. Janë investim janë ato sigurisht, por janë pa frutë. Janë pa punësi. I dhe çelësin ai. Ai blen katin atje, rri në Angli. Apo rri në Singapor, apo në Dubai. 18%, vetëm më pak se 300 milionë janë investime të frytshme. Kaq kanë qenë në vitin 2004. Kjo është e vërteta dhe kjo është e tëra rezultat i korrupsionit. Nuk vijnë, kompanitë largohen. Pra, në këto, po të marrësh punët e tyre, punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës.

Merrni vetëm një. Merrni djegësat. 400 milionë euro, asnjë kilogram mbetje nuk digjet në Shqipëri më. Asnjë. Djegësi i Tiranës 120, 100, 130 milionë nuk ka një tullë. Shkoni në Mëzez, 120 milionë dollarë, kredia japoneze për për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës. Asgjë nuk ekziston, paratë janë dhënë. E tjerë e tjerë e tjerë me radhë. Pra, jemi në këtë situatë. Jemi në një situatë në të cilën Partia Demokratike është e thirrur të të ngrehet në mënyrën më të fuqishëm kundër këtij regjimi. Jemi në një situatë në të cilën ne duhet të bëjmë gjithçka për rezistencën më të fuqishme, gjerë në largimin e këtij regjimi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :