I publikuar nga mediat e Ramës/ Ivanka Trump në Vlorë?! Lajmi rezulton i pavërtetë

I publikuar nga mediat e Ramës/ Ivanka Trump në Vlorë?! Lajmi rezulton i pavërtetë

Lajmi i përhapur me shpejtësi se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump ka vizituar sërish Shqipërinë ka rezultuar i pavërtetë.

Ivanka Trump ishte muaj me pare në Shqipëri bashkë me një grup arkitektesh të huaj.

Ajo që ngjalli konfuzion ishin disa foto të shkrepura në hyrje të një hoteli në Vlorë të shpërndara ne mediat për qëllime të dyshimta.

Pas verifikimeve lajmi ka rezultuar i pavërtetë. Vajza e Presidenti sipas mediave amerikane ka qenë ditën e djeshme në mbrëmje në një ndeshje Boksi në UFC, bashkë me babain Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ndërkohë që lajmin në Shqipëri e ka prodhuar guzhina mediatike e Ramës. Nuk është shumë e qartë arsyeja që i ka detyruar ushtarët në media të kreut të rilindjes që të prodhojnë një lajm të tillë por pas sqarimit të të vërtetës ata kanë nisur të kërkojnë falje.

Ivanka Trump pra nuk ka qenë në Shqipëri. Dhe siç duket vendimi i saj për të mos ardhur asnjëherë tjetër e ka nxit Ramën dhe çetën e tij të ja kujtojë përmes një manipulimi të pështirë mediatik.

A ju kujtohet si tha Rama disa kohë me Parë. “Trump tha me besoi vajzën e tij këtu në Shqipëri”, prandaj nuk shkova tek mbledhja e “Bordit të Paqes”. Kjo e shpjegon qartë se sa keq i ka punët Rama edhe pas zbulimit të një skandali tjetër të madh që ka lidhje me SHBA një skemë mashtrimi 8 mln USD dhe ku është i përfshirë miku I tij Ron Yeffet.
Mediat e Ramës kishin përcaktuar edhe agjendën. “Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi”, shkruhej në një ndër to. Tani mbetet të publikohet vetëm menyja dhe fatura.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :