E pashpjegieshme/ Hetimi për tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyrit

E pashpjegieshme/ Hetimi për tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Jonaid Myzyrit

SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i hetuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Myzyri u hetua në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro, të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit, me gjatësi totale rreth 59 kilometra.

Në kuadër të hetimeve, nën verifikim kanë qenë edhe anëtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega, ndërsa dosja u shoqërua edhe me përgjime që sipas SPAK ngrinin dyshime mbi mënyrën e vendimmarrjes në shqyrtimin e ankesave për procedurat e prokurimit.
SPAK e mori Myzyrin të pandehur në qershor të vitit 2025, duke i komunikuar akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa hetimet u fokusuan në pretendimet se ai kishte ndikuar në vendimmarrjen e KPP.

Sipas dosjes hetimore, një rol të rëndësishëm në vijimin e hetimeve kanë pasur edhe përgjimet e komunikimeve të punonjëses së KPP, Lindita Skeja, e cila përmendet në materialet hetimore në lidhje me procedurat e shqyrtimit të tenderit.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme, prokurori i SPAK argumenton se, pavarësisht veprimeve hetimore të kryera, aktualisht nuk plotësohen kushtet për vijimin e ndjekjes penale, duke kërkuar pushimin e çështjes.

BISEDA PËR TENDERIN 2.3 MLN EURO

Lindita: Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Lindita: Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

X: A mos i hongert o Zot.

Lindita: Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Lindita: Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

X: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme thekson se “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt:

“Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal-Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundraligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së për masën ndaj Myzyrit, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj ka argumentuar se “masa e sigurimit duhet të caktohet pasi ekziston rreziku i cenimit të provave, ai i ikjes, si dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale nga personi nën hetim Jonaid Myzyri”.

“Ka dyshime të arsyeshme që ai mund të vërë në rrezik marrjen e provës apo vërtetësinë e saj, duke ndërhyrë tek personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale dhe që nuk janë pyetur deri në këto momente, megjithëse veprimet po kryhen në dinamikë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :