Tjetër skandal i Ramës në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 mln USD me Ron Yeffet

Pas aferës së Charles Mcgonigal, emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama përfshihet në një tjetër padi në gjykatat amerikane, këtë herë nëpërmjet mikut të tij izraelit Ron Yeffet. Syri Televizion ka siguruar një dokument, ku biznesmeni amerikan në fushën e energjisë Mark Faist, ka paditur biznesmenin Ron Yeffet për mashtrim në shumën e 7.6 milionë dollarëve.

Akt-padia përbën një skandal i rëndë, pasi ngre dyshime se Ron Yeffet ka përdorur pikërisht miqsinë dhe lidhjet e tij të forta me Kryeministrin Edi Rama, për të zhvatur mbi 7.6 milionë dollarë biznesmenit Mark Faist. Sipas dokumentit të dorëzuar në gjykatën e Floridas, Qarku Miami-Dade, Mark Faist është mashtruar nga Ron Yeffet, pasi ky i fundit e ka ftuar biznesmenin amerikan që të investojë shuma parash të cilat do të rikheshin më pas nga invsetimet.

Për të krijuar një imazh të besueshëm te biznemeni amerikan, Ron Yeffet përdori pikërisht njohjet dhe miqsitë me shefin e qeverisë shqiptare. Madje, sipas dëshmisë së dhënë nga biznesmeni amerikan, Mark Fais ka pasur udhëtime të shpeshta në europë dhe Shqipëri, ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Një takim i tillë është zhvilluar në muajin mars të vitit 2020, në Parsi.

“Menjëherë pasi pandemia COVID-19 kufizoi udhëtimet në Shtetet e Bashkuara në mars 2020, Yeffet ftoi Faist-in dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris me avionin privat të Yeffet-it. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe familja Faist u prezantua me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffet-it: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”, Pas këtij takimi, Shqipëria shndërrohet në “tokën e premtuar”, të cilën Ron Yeffet e përdor sipas interesit të tij për të krijuar imazhin e një njeriu të besueshëm në sytë e biznesmenit amerikan. Kështu, midis viteve 2020 deri në vitin 2022, Ron Yeffet organizon disa udhëtime luksoze për biznesmenin amerikan, ku një nga destinacionet kryesore ishte Shqipëria. Madje në një nga udhëtimet në Shqipëri, biznesmeni amerian tregon se i është bërë një pritje ceremoniale, me autokolonë mjetesh të kompletuar me personel sigurie të armatosur, ndërsa qëndrimi është bërë në një vilë private e cila ruhej gjithashtu nga persona të armatosur.

“Për shembull, Yeffet organizoi një tjetër udhëtim luksoz në Shqipëri. Në një tjetër shfaqje teatrale të pasurisë dhe fuqisë së tij të supozuar, Yeffet dhe Faist u shoqëruan nëpër qytete me një autokolonë të kompletuar me personel sigurie të armatosur. Ata qendruan në një kompleks të madh privat ku kuzhinierë privatë përgatisnin të gjitha vaktet dhe siguria private ruante pronën gjatë gjithë kohës. Gjatë këtij udhëtimi, Yeffet diskutoi investimet në vazhdim dhe premtoi se më shumë informacion do të jepej së shpejti”,

Në një nga udhëtimet në Shqipëri, Ron Yeffet, duket se nuk ka nguruar të shfaq miqsinë me kryeministrin Edi Rama, duke i ofruar biznesmenit amerikan edhe marrjen e një pasaporte shqiptare, e cila përshkruhet si trajtim ekskluziv dhe mekanizëm për forcimin e besimit mes ron yeffet dhe Mark Faist.

“Ai gjithashtu hodhi idenë e mundësisë për të siguruar një pasaportë shqiptare për Faist-in, një tjetër gjest që dukej si akses ekskluziv dhe trajtim i veçantë, i llogaritur për të ruajtur besimin e Faist-it dhe për të zbutur dyshimet në rritje për faktin se ai nuk kishte marrë asnjë kthim nga investimet”

Pas krijimit të besimit, Ron Yeffet ka arritur të bind bizensmenin amerikan të investojë shuma të mëdha parash që kapin shifrën e 7.6 milionë euorve në pasuri të paluajtshme në Njy Jork. Investimet ishin shitur si mundësi të rralla për fitime duke shfrytëzuar pandeminë. Paratë, sipas dokumentit janë transferuar në një nga kompanitë e zotëruara nga Ron Yeffet, R&I Trading. Por, me kalimin e kohës, investimi nuk po kthehej. Kjo bëri që Mark Faist t`i kërkonte llogari dhe më pas të kërkonte edhe paratë nga sipërmarrësi izraelit, Ron Yeffet. Ky i fundit, sipas aktpadisë, pranoi zyrtarisht mashtrimin ndaj sipërmarrësit amerikan në shtator 2025, kur nënshkroi një marrëveshje ku njihte detyrimin dhe ofronte mundësinë për shlyerjen me këste. Por as këtë marrëveshje Ron Yffet nuk e respektoi, çka bëri që biznesmeni amerikan, Mark Faist të depozitonte padinë ndaj mikut të kryeministrit të shqipërisë, Ron Yffet. Biznesmeni izraelit Ron Yffet, është i impikuar në disa skema të dyshuarasi afera edhe në Shqipëri. Ai është denoncuar fillimisht nga zv.kryeministri Arben ahmetaj, se do të merrte tokën e ambasadës shqiptare në Nju Jork për të ndërtuar, ndërsa më pas ron yeffet është futur në industrinë e armëve në shqipëri nëpërmjet kompanisë Kayo. /Syri.net

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :