Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!’/ Meta reagon ndaj vendimit të Kushtetueses: Proces farsë dhe drejtësi me regji

‘Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!’/ Meta reagon ndaj vendimit të Kushtetueses: Proces farsë dhe drejtësi me regji

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e tij për masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e akuzuar për zvarritje të qëllimshme dhe mungesë pavarësie.

Në reagimin e tij në Facebook, Meta shpreheet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën surprizë, ndërsa e cilëson atë si ‘Gjykata e Lanës’. Ai thotë se kjo gjykatë e ka zvarritur çështjen për rreth gjashtë muaj, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim pengimin e ndjekjes së çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Meta thekson më tej se qëndrimin e tij ndaj kësaj gjykate e ka bërë të qartë që më 2 mars 2020, ndërsa kërkoi që vendimi i plotë të zbardhet pa vonesa

Reagimi i plotë:
Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!
Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.
Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :