Skandali/ 2 persona mbahen 4 orë në polici për shkak të vizitës së Ramës në Lezhë

Skandali/ 2 persona mbahen 4 orë në polici për shkak të vizitës së Ramës në Lezhë

Një incident është regjistruar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Lezhës këtë të martë. Dy qytetarë janë ndaluar nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat për disa orë.

Rasti është denoncuar nga Festim Meta, njëri prej personave të shoqëruar. Ai u shpreh se në momentin e ndalimit ishte duke u kthyer në banesë dhe se nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga ana e policisë për arsyet e shoqërimit

Mediat raportojnë se njëri prej të shoqëruarve njihet si mbështetës i Partisë Demokratike ndërsa tjetri është një protestues për çështjen e pronave në zonën e Rrjollit në Velipojë. Ata janë mbajtur në ambientet e komisariatit për rreth 4 orë, deri në përfundim të agjendës së kryeministrit dhe largimit të tij nga qyteti.

Sipas të njëjtave burime, policia e Lezhës është shprehur se shoqërimi i tyre është kryer mbi baza parandaluese, pasi kishte informacione se ata “mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :