Berisha: Duhen përgjysmuar urgjent taksat mbi naftën! Ftoj qytetarët të na bashkohen në revoltën tonë

Berisha: Duhen përgjysmuar urgjent taksat mbi naftën! Ftoj qytetarët të na bashkohen në revoltën tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin sociual Facebook fajësoi sot qeverinë për taksat e larta mbi naftën të cilat marrin 60 % të çmimit për litër që paguhet nga qytetarët

Berisha tha se, shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën. Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj.

Berisha: Së pari, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju qytetare dhe qytetarë, miq të rrjeteve të mia sociale që ndiqni këtë bisedë me ju.

Java që lamë pas u karakterizua nga një goditje e re për buxhetet tuaja familjare, për xhepat tuaj.

Çmimi i naftës arriti në 224 lekë, një çmim ndër më të lartit në botë.

Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani. Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë.

Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën.

Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj.

Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike.

Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre.

Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë.

Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60 përqind të çmimit.

Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim.

Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera.

Përgjysmim i taksave të naftës.

Me fjalë të tjera, në qoftë se Shqipëria merr 1.1 euro për litër të naftës, qeveria këto taksa duhet t’i ulë në një shumë të përbashkët 0.55 euro për litër naftë.

Dhe me këtë nuk bën gjë tjetër veçse barazon taksën me shumicën e vendeve anëtare të BE.
Në pamje të parë, taksa e naftës rëndon në xhepat e atyre që kanë vetura, dhe sigurisht rëndon në xhepat e tyre më shumë, por e vërteta është se ata që kanë më pak rëndohen më shumë.

Dhe ata që kanë më pak janë ata që nuk kanë vetura sepse nafta ndikon direkt në transportin e të gjitha llojeve.

Nafta ndikon direkt tek çmimi i bukës, tek çmimi i ushqimeve, tek prodhimet bujqësore, pra ka ndikime të shumëllojta dhe dhimbje më shumë krijon tek ata që nuk kanë makina.

Kështu që është emergjente përgjysmimi i taksave.

Me specialistët më të mirë të fushës jemi marrë në mënyrë intensive për të parë çdo variant të mundshëm dhe absolutisht nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar qytetarët përveç përgjysmimit të nivelit absurd të taksës 1.1 euro që nuk ekziston askund në botë.

Natyrisht duhet të luftohet me çdo kusht kontrabanda qeveritare sepse janë 350 mijë ton më së paku që vijnë me anije të padoganuara, dhe të padoganuara mund të kalojnë vetëm kontrabanda e ministrave dhe Edi Ramës.

Zgjidhja që do të japë Edi Rama është një zgjidhje mashtrim sepse ai kërkon të krijojë një ndërmarrje të re të tij, siç krijoi AKSHI-n, siç krijoi Air Albania në mënyrë që vetë të jetë përfituesi kryesor.

Ndërmarrja shtetërore saldon këto nivele çmimesh dhe një ditë të bukur falimenton dhe gjobit qytetarët pas vjedhjes së qindra milionëve, edhe me qindra milionë të tjera për falimentimin e saj.

Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohen në revoltën e PD kundër këtij regjimi sepse vështirësitë ekonomike sa më gjatë ta mbajmë, aq më të mëdha do jenë për ta.

Share it :