Foto-Sintezë e krimit më të rëndë në drejtësinë shqiptare…
Nga Adriana Kalaja/
Në vijimësi kam denoncuar mënyrën e implementimit të Reformës në Drejtësi, ndryshe Ramaforma sorosiste, me produkt kriminal që nuk i gjen as në vendet e botës së tretë.
Nga delinkuentja Irena me disa mbiemra, motra e Bel(l)a Mafias, skandalet korruptive të KED, ILD, KLGJ, KLP, Rakipin e Shkollës së Magjistraturës kthyer në shkollë krimi e nepotizmi, Sokolët e partisë në Gjykatë të Lartë, Marsidat e Gjykatës Kushtetuese e deri te skandalet sek*uale te kjo e fundit, KLP, OMN, KPK dhe jo vetëm.
Thënë, denoncuar e kallëzuar nga unë në këto vite, por ajo që pashë dje dhe sot, kur një i pandehur që duhej të ishte pas hekurave, krekosej si avokat i të paraburgosurit të Durrësit, atij që në bashkëpunim me të vëllain e Olsit të Xibrakës, ndryshe bashkëshorti i Kreut të Organizatës Kriminale (BE)LINDËS, shkatërruan Teatrin Kombëtar e bashkë me të, çdo gjë në Tiranë, është në kufinjtë e të paimagjinueshmes
Ndërkohë, shijoja sesi SPAK po konsumonte “çorbën” e helmatisur, të gatuar vetë.
Le të meremi me ngjarjet e sotme:
*** Episodi i parë (foto e parë):
Kreu i SPAK, takohet me Ministrin e Drejtësisë, që në një vend ku do të funksiononte fare pak, po fare pak sistemi ligjor, Pastori që nuk u bë kurrë me Zotin, por me grabitjen dhe krimin, duhet të ishte i pandehur, e kreu i SPAK, prokurori që të kërkonte në gjykatë, arrestimin e tij dhe konfiskimin e pronave të grabitura.
*** Episodi i dytë (foto e dytë):
I përket një ish deputete, por dikur edhe një juriste që nuk dinte të bënte një padi as formalisht.
Mbase për këtë, u zgjodh se është e ngjashmja e Irenës, Inës, Pamelës, Marsidës, Gentës, Elisës dhe e gjithë onturazhit pa integritet moral e profesional.
Mbase, edhe për faktin se ishte mike e ngushtë e atij te Burgu i Durrësit.
Më interesante e bën këtë fakt se, megjithëse ka drejtuar prej shumë vitesh Komisionin e Ligjeve, akoma nuk e ka mësuar se kompetenca lidhet me pozicionin e subjektit në kohën e kryerjes së veprës penale.
Aq më shumë që Neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, e shpreh saktë se subjekte të kompetencës së SPAK dhe GJKKO, janë ata që e kanë kryer veprën penale në kohën që ka patur një funksion apo mandat.
Apo nuk është kështu?
Të na thonë këta sharlatanët mediatikë që e lexojnë ligjin procedurial, sipas shumës së pagesës.
Kur manipulonte dhe prishte provat, kur kërcënonte e shantazhonte dëshmitarët, shoqja e ngushtë e Erionit, Bushka a ishte Deputete?
Kaq.
Se i bie që edhe Z. Meta, nuk është deputet apo ministër e duhet të kalojë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjthshëm.
Jo për gjë por do na mërzisni dhe thonj paprerin e (BE)Lindës.
Gjithsesi, siç e këndonte dikur thonj papreri që flinte poshtë urave të Parisit,
– Gjithshka mund të ndodhë. Jetojmë në Tironë.
Pooooooor, jo në Tironën time që kam mbrojtur pavarësisht pasojave dhe do bëj deri në frymën e fundit.
Deti atëhere, po hap një sondazh që në seancën e rradhës, Plarenti do jetë:
1. Avokat?
2. I Pandehur?
3. Të dyja bashkë.
Hihihihihihihihihihi.
Ohhhhhh ç’u kënaqëm me Drejtësinë e Re, më të vjetër se e vjetra 🤣




