Teliti: Qeveria po plaçkit qytetarët, 60% e çmimit të naftës shkon tek taksat! Dyfishimi i saj mbyt ekonominë

Teliti: Qeveria po plaçkit qytetarët, 60% e çmimit të naftës shkon tek taksat! Dyfishimi i saj mbyt ekonominë

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u fiksuar në 2240 lekë të vjetra për litër pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

Gjatë fjalës së tij në takim me ekspertët, Dorian Teliti, ekspert i ekonomisë, u shpreh se Shqipëria po paguan çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe në botë për shkak të një strukture fiskale të pashëndetshme.

Ai theksoi se 60% e çmimit të karburantit përbëhet nga taksat, një nivel që e bën Shqipërinë të vetmin vend në botë ku qytetarët paguajnë dy herë për të njëjtën taksë: një herë tek litri i karburantit dhe një herë gjatë kolaudimit të automjeteve.

Teliti: Çdo gjë pothuajse lidhet me naftën dhe me çmimet e saj. Por ky gjak është helmuar nga vendimmarrjet po aq gjakftohta dhe të qëllimshme të mazhorancës socialiste. Nuk ekziston asnjë vend në botë ku pjesa dërrmuese e çmimit të një produkti të përbëhet nga taksa. Taksat do të ekzistojnë, pa diskutim që po, por taksa duhet të jetë e drejtë, proporcionale me kushtet dhe realitetin, dhe në masën e duhur. Edhe vendet e tjera e taksojnë taksinë; marrim vendet e OECD-së, lëvizin nga 35 deri në 45%. Shqipëria jo, 60%.

Kjo e bën Shqipërinë, ndoshta, i vetmi vend në botë ku një produkt jetik për ekonominë, i cili ka një efekt zinxhir në çmimet e shportës së mallrave dhe konsumit, po ashtu edhe të mallrave të tjera jo të konsumit, taksohet në mënyrë kaq të rëndë, ku më shumë se gjysma e vlerës merret nga taksat. E thënë ndryshe, mijëra njerëz që e prodhojnë dhe e nxjerrin nga toka në një vend X, që e fusin në barilet, e transportojnë me anije të mëdha, e çojnë në rafineritë për ta përpunuar, e mbushin përsëri nëpër anije dhe kargo, e sjellin në Shqipëri me kosto marramendëse transporti, e shpërndajnë në pikat e karburantit dhe përfitojnë fitime kompanitë importuese dhe pikët e karburantit – gjithë ky zinxhir përbën rreth 40% të vlerës.

Ndërkohë, duarkryq, shteti shqiptar, qeveria shqiptare, arkëton 60%-shin tjetër. Po kjo ku ka efekt? Ka efekt te mielli, te sheqeri, te vaji, ka efekt te shërbimet, te transporti urban dhe interurban, dhe efektet po i shohim. Ka rritur këto ditë çmimi i biletave ndërurbane, e shohim te turizmi, e shohim te bujqësia, e cila prej katër vitesh është në recesion dhe do të zhytet akoma më tej. E shohim te industria prodhuese, e cila prej tre vitesh është në recesion, dhe kjo është një arsye më e fortë për ta çuar atë në recesion.

Por qeveria çfarë bën? Ndryshe nga vendet e tjera, ku, siç pamë edhe në prezantim, janë marrë masa konkrete, qeveria shqiptare bën monitorim. Po të keni vënë re këto ditët e fundit, siç ka ndodhur shpeshherë fatkeqësisht, kryeministri mundohet gjithmonë të gjejë një fajtor jashtë vetes së tij dhe përpiqet të hedhë fajin tek industria, tek sektori. Le të themi disa të vërteta: nëse sektori i hidrokarbureve nuk funksionon nën regjimin e plotë të konkurrencës së lirë dhe të ndershme – jo, nuk funksionon. Dhe kemi raste konkrete për ta ilustruar atë. Por le të themi që është një oligopol i licensuar nga vetë shteti. Është vetë shteti i cili e di shumë mirë çfarë po ndodh atje dhe e ka licensuar, për arsye të veta, për të mbushur arkën e shtetit.

Vetëm vitin e kaluar, në arkën e shtetit kanë ardhur 1.1 miliardë euro të ardhura vetëm nga taksimi mbi karburantin, nga taksat që njohim ne, jo nga taksat e fshehura të karburantit. Ka edhe 200-250 milionë euro të tjera nga licensimi i pikave të karburantit dhe taksat e tyre bashkiake, që nuk llogariten në këtë vlerë, të cilat e bëjnë taksimin total mbi çmimin e karburantit edhe më të rëndë se 60%.

Dhe ku e gjen fajin qeveria? Mundohet ta gjejë te të tjerët. E ka bërë gjithmonë: te sektori i arsimit, te bujqësia, dhe tashmë po e bën me sektorin e hidrokarbureve. Ndërkohë, vendimmarrja kriminale për të mbushur arkën e shtetit dhe për t’i shpenzuar paratë e buxhetit, siç pamë tashmë me ballukra dhe akshera, po i merr frymën sektorëve jetikë dhe prodhues të ekonomisë shqiptare.

Operatorët turistikë ditën e djeshme më komunikuan në një komunikim informal që pata me ta se po fillon të ndihet kriza, efektet e para edhe në sektorin e hoteleri-turizmit. Pse? Sepse njerëzit do të lëvizin, dhe çdo lëvizje bëhet me karburant. Edhe pse po futen makinat elektrike në Shqipëri, 76% e tregut sot vazhdon të funksionojë me naftë dhe benzinë.

Qeveria ka shpallur Bordin e Transparencës dhe e justifikoi duke thënë: “Jemi në kohë krize.” Por a po sillet qeveria shqiptare si në një kohë krize me buxhetin e saj? Ka dy instrumenta, afatshkurtër dhe afatgjatë, që qeveria shqiptare duhet t’i marrë që dje në konsideratë, por fatkeqësisht vazhdon vetëm me monitorimin. Nëse krahasojmë me eksperiencën e kaluar, si gjatë COVID-it dhe fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, qeveria shqiptare mori paketa mbështetëse shumë më të ulëta se vendet e rajonit, rreth katër herë më të ulëta.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news