Bozdo: Shqipëria vendi i vetëm në botë ku qytetarët paguajnë dy herë taksën e naftës!

Bozdo: Shqipëria vendi i vetëm në botë ku qytetarët paguajnë dy herë taksën e naftës!

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u fiksuar në 2240 lekë të vjetra për litër pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Ky nivel e pozicionon Shqipërinë si vendin e 13-të më të shtrenjtë në botë për karburantet dhe pa diskutim, vendin e parë në rajon.

Gjatë fjalës së tij në takimin me ekspertët, Deputeti i PD, Eno Bozdo, u shpreh se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord dhe qytetarët po paguajnë më shumë se çdo vend tjetër në rajon.

Ai theksoi se shkaku kryesor janë taksat e larta, barra fiskale mbi 60% të çmimit final dhe një strukturë që e bën Shqipërinë, ndoshta, vendin e vetëm në botë ku taksa e qarkullimit paguhet dy herë një herë tek litri i karburantit dhe një herë gjatë kolaudimit.

Fjala e Bozdos

Sapo jemi njohur me vendimin, do të thoja të mrekullueshëm të Bordit të Transparencës, i cili për transparencë njeh vetëm rritjen e çmimeve. Qeveria sapo njoftoi se çmimi i naftës për shqiptarët do të shkojë në 2240 lekë të vjetra po e them me të vjetra që të kuptohet. Një dhuratë kjo, besoj unë, edhe për ekonomitë familjare, por edhe për ekonominë prodhuese.

Fillojmë menjëherë me prezantimin, pa humbur kohë. Pse shqiptarët paguajnë më shtrenjtë në rajon? Do të shohim një strukturë të çmimit të naftës dhe do të bëjmë një analizë krahasimore me disa vende fqinj. Kalojmë slajdin e parë, të lutem.

Ne jemi vendi i 13-të në botë ndër vendet më të shtrenjta për çmimin e karburantit. Dhe kjo shifër, pra vendi i 13-të, nuk merr parasysh çmimin sot, që është rritur përsëri. Jo vetëm që jemi i 13-ti në botë, por jemi edhe vendi më i shtrenjtë në rajon.

Çmimi nominal i naftës në Shqipëri është rreth 2.2 euro, por me rritjen e sotme ka shkuar 2.3 euro. Kjo tejkalon ndjeshëm Maqedoninë e Veriut me 1.6 euro për litër dhe Kosovën me 1.74 euro për litër. Nëse analizën do ta bënim si duhet, duhet të krahasojmë jo vetëm çmimin e naftës, por edhe fuqinë blerëse të qytetarit shqiptar kundrejt qytetarëve të rajonit dhe atyre evropianë. Një shqiptar shpenzon 7.2% të të ardhurave ditore për një litër naftë gjashtë herë më shumë se një qytetar në Holandë ose Evropën Veriore dhe pak më shumë se dy herë më shumë se vendet e rajonit. Me pak fjalë, vendet e rajonit e blejnë naftën dy herë më lirë në terma të fuqisë blerëse.

Po cili është problemi kryesor? Cila është struktura e çmimit në Shqipëri? Komponentët kryesorë që rëndojnë mbi çmimin e karburantit janë: akciza me 394 lekë për litër (pra 400 lekë të vjetra për litër), taksa e qarkullimit 270 lekë të vjetra për litër, që është unike në rajon, dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër. Janë edhe dy koncesione, markimi dhe skanimi, që shtojnë 2 lekë për litër, si dhe TVSH-ja 20%, që aplikohet mbi të gjitha taksat e mësipërme.

Të gjitha këto bëjnë që Shqipëria të jetë e 13-ta në botë për shtrenjtësinë e çmimit.

Do ndalemi pak te taksat dhe taksimi i dyfishtë. Taksa e qarkullimit paguhet 27 lekë për çdo litër të konsumuar, që i bie mesatarisht 500 deri në 700 euro në vit për një përdorues mesatar të automjetit. Por çështja e Shqipërisë, që e dallon nga vendet e tjera, është se kjo taksë merret dy herë: një herë tek litri i karburantit dhe një herë tek kontrolli vjetor teknik i automjeteve, i njohur si kolaudimi.

Jo vetëm kaq, por te kolaudimi kjo taksë kushtëzohet edhe nga pagesa e gjobave, duke u kthyer pastaj në një postbllok final.

Vendet e tjera të rajonit, Maqedonia dhe Kosova, këtë taksë nuk e marrin tek litri i karburantit, por vetëm te kontrolli vjetor i automjeteve. Taksa që kosovarët dhe maqedonasit paguajnë te kontrolli vjetor është vetëm pak më e lartë, 30 deri në 40 euro, në një kohë që kanë zero taksë tek litri i karburantit. Me pak fjalë, në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë, shqiptarët paguajnë dy herë për të njëjtën taksë dhe kjo është ndoshta e vetmja e tillë në botë.

Shqipëria ka edhe një veçori tjetër: çmimi bazë i karburantit, që nënkupton çmimin e karburantit pa taksa, është pak më i lartë se në rajon. Këto janë disa nga tarifat që rëndojnë çmimin, si tarifat portuale (1.6 deri në 2.5 euro për ton, ndërsa në Selanik 1.1 euro për ton), koncesionet (rreth 1.2 lekë për litër) dhe kostoja e depozitimit në terminale private (rreth 1.5 lekë për litër). Të gjitha së bashku shtojnë 40 deri në 50 lekë për litër.

Kjo ndodh sepse struktura që ka zhvilluar qeveria dhe tregu ka kaluar të gjithë barrën tek privati. Shqipëria nuk ka depozita shtetërore apo port shtetëror për të akumuluar dhe absorbuar pjesë të kostove, veçanërisht pas mbylljes së portit të Durrësit.

Në krahasim me Maqedoninë dhe Kosovën, taksat zënë 55% të çmimit final në Shqipëri një vlerësim konservativ, ndërsa me rritjet e fundit shkojnë mbi 60%, deri në 62%. Në Maqedoni 36%, në Mal të Zi 35% dhe në Kosovë 38.5%. Shqiptarët paguajnë dy herë më shumë taksa për litër sesa fqinjët e rajonit. Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon: 1.16 euro për litër.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news