Analizat laboratorike në QSUT janë ndërprerë”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar situatën si një “akt kriminal” në dëm të qytetarëve.

Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, pas datës 20 të çdo muaji, në QSUT ndalohen analizat laboratorike, duke lënë pacientët pa shërbim dhe duke i detyruar të presin ose të paguajnë privatisht. Ai shtoi duke thënë se qytetarët përballen me vonesa, mungesë shërbimi dhe kosto shtesë.

Sakaq demokrati kërkoi interpelancë me ministren e Shëndetësisë për të dhënë shpjegime mbi situatën dhe përdorimin e fondeve, si dhe bëri thirrje për reagim ndaj asaj që e cilësoi si krizë në sistemin shëndetësor.

Deklarata e plotë:

​Sot jemi dëshmitarë të një akti kriminal dhe të paprecedentë që po konsumohet në kurriz të jetës së qytetarëve shqiptarë. Pas datës 20 të çdo muaji, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ndërpret kryerjen e analizave laboratorike, duke lënë mijëra pacientë në mëshirë të fatit.

Ky nuk është thjesht një dështim administrativ; ky është një krim i hapur kundër jetëve të bashkqytetarëve tanë.

Kam pritur prej shumë kohësh që Ministria e Shëndetësisë, si autoritet përgjegjës, të marrë masa për të rikthyer normalitetin e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në të vërtetë, nuk kam pasur ndonjë iluzion se diçka do të ndryshonte shpejt nga ky realitet skandaloz gati 10-vjeçar.

Ajo që ndryshoi, për herë të parë, ishte pranimi i problemit: Ministrja e Shëndetësisë e tha vetë se sistemi ka probleme dhe premtoi se do ta rregullojë “brenda vitit”. Por që nga ai moment, qeveria, në vend që të merrej me zgjidhjen e problemit, është marrë me ndryshimin e së vërtetës. Një e vërtetë që, për vite me radhë, është mohuar nga Kryeministri dhe çdo ministër tjetër i shëndetësisë.

Tani që kemi edhe pohimin e vetë Ministres së Shëndetësisë, nuk ka më asnjë dilemë nëse problemi ekziston apo jo. Tani mbetet vetëm një pyetje: Pse kjo ndodh çdo muaj?

Dhe një tjetër po aq e rëndësishme:
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë që përsëritet rregullisht?

Për koncesionin e analizave laboratorike nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një: ky sistem është ndërtuar nga qeveria Rama për të mbrojtur koncesionarin, jo qytetarin.

​Ndërkohë që qytetarëve u thuhet se “nuk ka buxhet” për analizat bazë, ne shohim se si paratë e taksapaguesve derdhen lumë në projekte korruptive.
​Kanë para për të ndërtuar struktura hoteliere dhe parkingje fitimprurëse brenda territorit të QSUT-së, por nuk kanë para për analizat që shpëtojnë jetë pacientësh.

Miliona euro vazhdojnë të paguhen për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për aferën korruptive të sterilizimit dhe skemat e errëta të “Tigrit 1” dhe “Tigrit 2”.

Si mund të justifikohen 50 milionë euro shtesë për një tunel dhe rrugë me kosto marramendëse, kur spitali më i madh në vend nuk ofron dot një analizë elementare?
Shqiptarët e ndershëm paguajnë taksa por nuk marrin as minimunin e shërbimeve mbrapsht dhe përballen vetëm me vjedhje në cdo institucion dhe zyrë shteti. ​Lekët janë aty, por vidhen në kurriz të shëndetit të popullit!

Mënyra si është ndërtuar kjo kontratë e përcakton qartë: kur buxheti i parashikuar shkon drejt fundit, ndalet shërbimi normal për qytetarin dhe rrezikun e merr përsipër vetëm qytetari. Sepse është qytetari ai që:
* pret me javë,
* shtyn analizat,
* ose detyrohet të paguajë nga xhepi.

Ky nuk është thjesht një problem teknik. Ky është një model qeverisjeje që vendos në qendër përfitimin e koncesionarit, jo shërbimin cilësor për pacientët.

​Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 60% e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve paguajnë vetë për analiza, vizita apo trajtime, sepse nuk i marrin dot në kohë nga sistemi publik.

​Përballë këtij kolapsi total, ne kërkojmë Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.
​Ministrja duhet të dalë menjëherë para shqiptarëve dhe të japë llogari: Pse janë ndalur analizat? Ku kanë shkuar fondet e dedikuara për laboratorët? Si mundet që luksi i hoteleve dhe rrugëve të florinjta të ketë prioritet para jetës së një pacienti që pret në radhë te QSUT?
​Çdo orë vonesë në dhënien e llogarisë është një dënim me vdekje për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen spitaleve private.

Nga ana tjetër e konsiderojmë të papranueshme edhe mungesën e hetimit dhe marrjen e masave për këtë kontratë nga ana e SPAK. Ndërkohë që askush nuk ka shkuar para drejtësisë, të vetmit që paguajnë koston e korrupsionit në shëndetësi dhe koston e zvarritjes sëhetimeve janë shqiptarët.

​Të nderuar bashkëqytetarë, mjekë dhe intelektualë,
heshtja në këtë moment është bashkëfajësi. Kjo nuk është më çështje politike, është çështje mbijetese.

Mos lejoni që paratë e djersës suaj të kthehen në vila dhe llogari bankare të pushtetarëve, ndërkohë që ju dhe të afërmit tuaj sorollateni dyerve të spitaleve pa marrë shërbimin minimal.
​Mjaft me vjedhjen e jetës! Të reagojmë sot për atë që njeriu ka më të shtrenjtë: SHËNDETIN DHE JETËN!

Kur vjedhja vret shendetin mbetet vetem nje ilaç, guximi yne per te mbrojtur jeten.

Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke e cilësuar situatën si një “akt kriminal” në dëm të qytetarëve.

Sipas deputetit të PD, Bardh Spahia, pas datës 20 të çdo muaji, në QSUT ndalohen analizat laboratorike, duke lënë pacientët pa shërbim dhe duke i detyruar të presin ose të paguajnë privatisht. Ai shtoi duke thënë se qytetarët përballen me vonesa, mungesë shërbimi dhe kosto shtesë.

Sakaq demokrati kërkoi interpelancë me ministren e Shëndetësisë për të dhënë shpjegime mbi situatën dhe përdorimin e fondeve, si dhe bëri thirrje për reagim ndaj asaj që e cilësoi si krizë në sistemin shëndetësor.

Deklarata e plotë:

​Sot jemi dëshmitarë të një akti kriminal dhe të paprecedentë që po konsumohet në kurriz të jetës së qytetarëve shqiptarë. Pas datës 20 të çdo muaji, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ndërpret kryerjen e analizave laboratorike, duke lënë mijëra pacientë në mëshirë të fatit.

​Ky nuk është thjesht një dështim administrativ; ky është një krim i hapur kundër jetëve të bashkqytetarëve tanë.

Kam pritur prej shumë kohësh që Ministria e Shëndetësisë, si autoritet përgjegjës, të marrë masa për të rikthyer normalitetin e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në të vërtetë, nuk kam pasur ndonjë iluzion se diçka do të ndryshonte shpejt nga ky realitet skandaloz gati 10-vjeçar.

Ajo që ndryshoi, për herë të parë, ishte pranimi i problemit: Ministrja e Shëndetësisë e tha vetë se sistemi ka probleme dhe premtoi se do ta rregullojë “brenda vitit”. Por që nga ai moment, qeveria, në vend që të merrej me zgjidhjen e problemit, është marrë me ndryshimin e së vërtetës. Një e vërtetë që, për vite me radhë, është mohuar nga Kryeministri dhe çdo ministër tjetër i shëndetësisë.

Tani që kemi edhe pohimin e vetë Ministres së Shëndetësisë, nuk ka më asnjë dilemë nëse problemi ekziston apo jo. Tani mbetet vetëm një pyetje: Pse kjo ndodh çdo muaj?

Dhe një tjetër po aq e rëndësishme:
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë që përsëritet rregullisht?

Për koncesionin e analizave laboratorike nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një: ky sistem është ndërtuar nga qeveria Rama për të mbrojtur koncesionarin, jo qytetarin.

​Ndërkohë që qytetarëve u thuhet se “nuk ka buxhet” për analizat bazë, ne shohim se si paratë e taksapaguesve derdhen lumë në projekte korruptive.
​Kanë para për të ndërtuar struktura hoteliere dhe parkingje fitimprurëse brenda territorit të QSUT-së, por nuk kanë para për analizat që shpëtojnë jetë pacientësh.

Miliona euro vazhdojnë të paguhen për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për aferën korruptive të sterilizimit dhe skemat e errëta të “Tigrit 1” dhe “Tigrit 2”.

Si mund të justifikohen 50 milionë euro shtesë për një tunel dhe rrugë me kosto marramendëse, kur spitali më i madh në vend nuk ofron dot një analizë elementare?
Shqiptarët e ndershëm paguajnë taksa por nuk marrin as minimunin e shërbimeve mbrapsht dhe përballen vetëm me vjedhje në cdo institucion dhe zyrë shteti. ​Lekët janë aty, por vidhen në kurriz të shëndetit të popullit!

Mënyra si është ndërtuar kjo kontratë e përcakton qartë: kur buxheti i parashikuar shkon drejt fundit, ndalet shërbimi normal për qytetarin dhe rrezikun e merr përsipër vetëm qytetari. Sepse është qytetari ai që:
* pret me javë,
* shtyn analizat,
* ose detyrohet të paguajë nga xhepi.

Ky nuk është thjesht një problem teknik. Ky është një model qeverisjeje që vendos në qendër përfitimin e koncesionarit, jo shërbimin cilësor për pacientët.

​Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 60% e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve paguajnë vetë për analiza, vizita apo trajtime, sepse nuk i marrin dot në kohë nga sistemi publik.

​Përballë këtij kolapsi total, ne kërkojmë Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.
​Ministrja duhet të dalë menjëherë para shqiptarëve dhe të japë llogari: Pse janë ndalur analizat? Ku kanë shkuar fondet e dedikuara për laboratorët? Si mundet që luksi i hoteleve dhe rrugëve të florinjta të ketë prioritet para jetës së një pacienti që pret në radhë te QSUT?
​Çdo orë vonesë në dhënien e llogarisë është një dënim me vdekje për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen spitaleve private.

Nga ana tjetër e konsiderojmë të papranueshme edhe mungesën e hetimit dhe marrjen e masave për këtë kontratë nga ana e SPAK. Ndërkohë që askush nuk ka shkuar para drejtësisë, të vetmit që paguajnë koston e korrupsionit në shëndetësi dhe koston e zvarritjes sëhetimeve janë shqiptarët.

​Të nderuar bashkëqytetarë, mjekë dhe intelektualë,
heshtja në këtë moment është bashkëfajësi. Kjo nuk është më çështje politike, është çështje mbijetese.

Mos lejoni që paratë e djersës suaj të kthehen në vila dhe llogari bankare të pushtetarëve, ndërkohë që ju dhe të afërmit tuaj sorollateni dyerve të spitaleve pa marrë shërbimin minimal.
​Mjaft me vjedhjen e jetës! Të reagojmë sot për atë që njeriu ka më të shtrenjtë: SHËNDETIN DHE JETËN!

Kur vjedhja vret shendetin mbetet vetem nje ilaç, guximi yne per te mbrojtur jeten

Share it :