SPAK të marrë kamerat’, Bardhi: Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan! Vullneti i Ramës t’i dorëzojë policinë krimit

‘SPAK të marrë kamerat’, Bardhi: Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan! Vullneti i Ramës t’i dorëzojë policinë krimit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se ka prova filmike të takimit të Ilir Prodës me Suel Çelën në Elbasan.

Ai bëri thirrje që SPAK të kontrollojë dhe të verifikojë kamerat dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që policinë t’ja dorëzojë krimit.

Unë ndjej keqardhje sepse Paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim. Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ja dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha ai në një intervistë për News24

Share it :