Çështja ‘Balluku’/ Enton Abilekaj: Dosja e SPAK ‘ulërin’ për korrupsion, ka akuza të forta ndaj Edi Ramës

Çështja ‘Balluku’/ Enton Abilekaj: Dosja e SPAK ‘ulërin’ për korrupsion, ka akuza të forta ndaj Edi Ramës

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka komentuar dosjen hetimore të publikuar së fundmi, ndaj Belinda Ballukut.

Sipas tij, përmbajtja e dosjes jo vetëm që është e mjaftueshme për të kuptuar situatën, por edhe ngre dyshime serioze për përfshirje në nivelet më të larta të qeverisjes, duke përmendur drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si pjesë kyçe në një skemë të dyshuar korrupsioni.

Enton Abilekaj: Tani te kjo dosja që është publikuar, që besoj që është shumë e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë të publikohet gjë fare për të kuptuar se çfarë ndodh, ka dy gjëra. E para është një akuzë e SPAK-ut, e ndërtuar nga SPAK-u dhe që nuk besoj se ka boshlliqe që mund dikush mund të ankohet dhe prandaj them që pse s’e publikojmë? Dhe e dyta është një akuzë që bërtet, që ulëret më shumë se akuza që ka Belinda Balluku. Që është korrupsioni i Edi Ramës

Në çdo përgjim ne shikojmë se si Edi Rama është ai që i ka çuar biznesmenët të marrin tenderat, të marrin lekët, të marrin përfitimet. Ajo zbaton. Ajo zbaton duke shkelur ligjin, duke zbatuar urdhërin. Por ai që, ajo s’flet dot për, për, për paratë, sepse nuk ka kush, ato janë, është ezauruar ajo çështje. Dhe është e pamundur që të, të shqyrtohet një çështje e tillë, me ato përgjime, me ato 16.000 faqe që i kanë, dhe mos merret ai që i ka marrë lekët, në pyetje. Ai që ka çuar biznesmenët atje, që ka ndërtuar skemën, në pyetje. Dhe kjo është arsyeja që Edi Rama ka vënë vijën e kuqe tek, te kjo dosje. Ka vënë vijën e kuqe që t’i tregojë SPAK-ut që këtu nuk do vini. Dhe duke vënë këtë vijë të kuqe, këtë barrikadë të përkohshme ndaj SPAK-ut.

Kjo është arsyeja, po arsyeja është Rama vetë, është vetja. Duke u ndërtuar këtë barikadë, ai po ndërton tashmë një digë për veten e vet. E cila është ndryshimet kushtetuese, ndryshimet në kodet, në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, rishikim pra i gjithë reformës në drejtësi, të cilët në qoftë se nuk arrijnë ta votojnë në parlament, do ta bëjnë me referendum. Do ta bëjnë me referendumin që shpalli në të shtunën. Dhe do bëhet i paprekshëm absolutisht me, me ligjet e reja. Kështu që, ëh, kjo çështja e integrimit, çështja me të cilën ne po flasim, është ajo që thashë unë herën e kaluar, janë pasoja.

Çështja e marrëdhënieve me drejtësinë dhe me, me BE-në, janë pasoja të një strategjie që ka ai për të qenë i përjetshëm dhe i paprekshëm në pushtet. Dhe ky kurs pastaj mund të sjellë përplasje shumë më të mëdha, deri tani ka krijuar disa përplasje me, me disa shtete perëndimore, por mund të sjellë përplasje më të mëdha derisa ai të bëhet një problem që duhet të evitohet patjetër dhe që besoj që kjo do të vijë së shpejti.

Share it :