Gazetarja demaskon Shehajn për firmat e drejtësisë: Asnjë vlerë reale për qytetarët, vetëm për mbijetesë personale politike
Gazetarja Klodiana Lala dhe Agron Shehaj, janë përplasur në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me nismën për të mbledhur 100 mijë firma pro drejtësisë. Gazetarja ia ka plasur në sy Shehajt se mbjedhja e firmave për drejtësinë është një aksion propagandistik dhe që i shërben për qëllime partiake partisë së tij dhe nuk ka asnjë efekt tjetër. Lala e cilësoi nismën pa asnjë efekt real për qytetarët por vetëm për interes personal të Shehajt për mbijetesë politike duke demaskuar kështu publikisht lëvizjen e Agron Shehajt.
Debati:
Klodiana Lala: Nuk kanë asnjë efekt real. Më thuaj cili është efekti real që sjell në sistemin tonë? Me këto firma çfarë arrin?
Agron Shehaj: Kush të tha se ka ndikim juridik apo real? Një protestë çfarë rezultati ka? Është një dëshmi, sensibilizim.
Klodiana Lala: Pra lëvizje politike që tregon se jeni në treg, propagandë për forcën tuaj politike, kaq.
Agron Shehaj: Kam thënë unë se ka vlerë juridike?
Klodiana Lala: Zotëri, kjo e gjitha është lëvizje për të qëndruar në treg si forcë politike. Mirë bën, të jesh në domeinin publik dhe të marrësh vota. Por efekt real në sistem apo te qytetarët nuk ka.
Agron Shehaj: Çfarë efekti real thua? Jepi kuptim fjalëve që thua.
Klodiana Lala: Jam shumë e qartë, kërkon ta shmangësh. Thuaju qytetarëve pse keni mbledhur këto firma.
Agron Shehaj: Për t’i treguar opinionit publik dhe ndërkombëtarëtve, se shqiptarët janë me drejtësinë. Pse nuk të pëlqen kjo?
Klodiana Lala: Nuk më impononi dot mendimin tuaj dhe lëvizjen tuaj. Çfarë ju thanë amerikanët zoti Shehaj kur ju dërguat 100 mijë firmat?



