Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Fatjon Semanjaku i cili u rikthye në atdhe nga Amerika për të garuar si kandidat i Partisë Demokratike në Fier, u arrestua nga policia. Shkak u bë një stendë që ai dhe ekipi i tij po vendosnin në qytet, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Rreth një vit pas 11 Majit, Semanjaku i ka drejtuar disa pyetje ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për qeverinë Rama e konkretisht, korrupsionit masiv dhe bashkëpunimit me krimin. Ai ngriti pyetje kritike mbi mbështetjen e mëparshme të Blinken ndaj Edi Ramës dhe ndaj sanksioneve kundër kryedemokratit Sali Berisha.

Semanjaku ironizoi fuqishëm mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë Ramës, duke e pyetur se sa “i shquar” duhet të jetë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë nëse bëhet kryeministër.

Blinken refuzoi t’i përgjigjet pyetjes duke shprehur vetëm keqardhje për arrestimin e tij e duke i mëshuar faktit se sanksionet ndaj Berishës sipas tij, janë të drejta.

Diskutimi:

Semanjaku: Vitin e kaluar ndërpreva studimet në Harvard për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare, në vendin tim, i cili prej 14 vitesh, qeveriset me një stil makiavelist, i përzier me krim dhe korrupsion masiv, nga një sundimtar që i ka kthyer zgjedhjet në farsë. Gjatë fushatës sime ekspozova lidhjet e mafias me qeverinë dhe zgjedhjet, dhe në kulmin e fushatës, u arrestova nga policia në qendër të qytetit tim. Pyetja ime është: ju e keni mbështetur këtë sundimtar në dy raste. Së pari, kur sanksionuat rivalin e tij figurën historike të së djathtës Zotin Berisha dhe së dyti, kur e quajtët lider të shquar. Dua të di sa “i shquar” duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen, në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë, kur në Shtëpinë e Bardhë rikthehet fraksioni mafioz i George Soros i së majtës së sotme shumë, shumë, shumë malinje?

Blinken: Ju thatë se mund të zgjedh cilës pyetje t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash, më vjen shumë, shumë keq për atë që keni përjetuar personalisht. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj Zotit Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Zotit Berisha, dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj.

 

 

Share it :