Rënia e turpshme e SPAK, Kalaja i vë drynin e ndez qirinj: GJKKO të mos pranojë pushimin e çështjes për Irena Gjokën
Me dry e qiri të ndezur zgjodhi Adriana Kalaja të simbolizojë rënien e turpshme të SPAK pas vendimit të këtij institucioni për të pushuar hetimin ndaj gjyqtares së GJKKO-së me 3 mbiemra Irena Gjoka, Shpata Maneku.
Madje ftoi dhe qytetarë të tjerë të solidarizohen me të.
Të kujtojmë atë ditë që ne ëndërronim se një ditë në Shqipëri do të bëhej drejtësi. I bëj thirrje dhe heronjve të fëmijëve munguar të mafiozes Yuri Kim që ai që ikën I fundit të mbyllë dritat’ tha Kalaja para SPAK.
Duke u ndalur tek mbyllja e çështjes së Irena Gjokës, Kalaja tha se kemi të bëjmë me një shkelje haptazi të Kushtetutës.
“Prokurori Bledar Maksuti, ose më saktë prokurori Altin Dumani. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake që kam dhe referuar dhe vetë deklaratës së SPAK-ut, prokurori Bledar Maksuti, në mënyrë të paligjshme, në shpërdorim të detyrës, në shkelje të detyrimeve ligjore që ka për postin e prokurorit të prokurorisë më të rëndësishme në vend, në shkelje të haptaz të kushtetutës, ka bërë një copy-paste të deklarimeve që ka bërë Irena me disa mbiemra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Jo më kot, Këshilli i Lartë Gjyqësor, si pjesë e kësaj bande që po shkatërron të gjithë Shqipërinë, nga data 31 janar dhe deri më sot nuk ka pranuar të më vërë në dispozicion dokumentat që ndodhen në dosjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe parashtrimet e bëra nga Irena me disa mbiemra. Është detyrim ligjor dhe me këtë rast SPAK-u e ka shkelur ligjin, që krahas Gjykatës së Posaçme, kërkesa për pushim të më vihet në dispozicion edhe mua me cilësinë e personit kallëzues.
Kalaja analizoi dhe vendimin e SPAK
Referuar po asaj deklarate të bërë dje nga SPAK-u, në fakt nga ministria në hije e organizatës kriminale që drejton vendin, kishte shumë kontradikta. Së pari mohohej elementi i ekzistencës së veprës penale dhe më poshtë, pra ose pa dijenia për këto vepra penale dhe më poshtë vetë prokurori bënte një goditje ndaj vendimit të tij, duke thënë se vepra penale është parashkruar.
Pra ose ka dijeni dhe nuk e ka deklaruar, ose nuk e ka deklaruar se s’e ka ditur, ose e ka deklaruar apo nuk e ka deklaruar, por sot vepra është parashkruar.
Tani, meqënëse prokurori ka bërë hetime pa hetime, në fakt, unë kam dijeni në mënyrë jozyrtare që nuk është bërë asnjë lloj hetimi në lidhje me këtë dosje, po mbi të gjitha dua të informoj publikun se që me 15 korrik të 2025-ës, që ka ardhur përgjigja nga autoritetet greke, përgjigje e cila i është vënë në dispozicion dhe Prokurorisë së Përgjithshme, po na është vënë dhe neve, mua si si si kallëzuese në këtë rast, është fakti që vetë autoritetet greke kanë pranuar që vendimi penal i depozituar nga unë në SPAK është autentik dhe se Irena me disa mbiemra rezulton e dënuar në shtetin grek.
Ndërkohë, lidhur me pretendimet e prokurorit për padijeninë, kjo është një prokurë e vitit 2003, ndodhet në dosje dhe siç mund ta lexoni lehtësisht, në 31 mars të 2003-it, Irena Maneku në këtë rast, i jep prokurë avokatit grek për të hequr dy ekspulset të vitit 2002 dhe 2003. Dhe po ta shikoni, në pjesën e sipërme të kësaj prokure, thotë, unë dhe bashkëshorti im. Vetëm me këtë fakt, nëse do të ishte marrë prokuroria e posaçme, ne jemi përpara një falsifikimi të rëndë, pasi sipas çertifikatës së martese,s martesa midis dy shtetasve të kallëzuar nga unë, pra Irena Gjoka, Shpata, Maneku dhe Stefan Gjoka është bërë në 2006-ën. Por falsifikimi nuk mbaron këtu.
Vijojmë me deklaratat që ka bërë Irena Spata, Gjoka, Maneku gjatë procesit të vetingut. Justifikimi prej 60 milionë lekë të vjetra i vetingut dhe kalimi me urdhër politik, është bërë vetëm për të ardhur në momentin që kjo gjyqtare, kriminele, duhet të përdorej nga Edi Rama dhe pushteti i tij për të goditur opozitën.
Lidhur me dijeninë e Irenës me disa mbiemra, unë po ju jap vendimin e gjykatës së Athinës, ku lehtësisht dallohet, është e depozituar në dosje, edhe versioni shqip, lehtësisht dallohet që kërkuese është Irena Gjoka, ose Maneku në këtë rast, dhe se gjykata e Athinës në 2004, pra, meqënëse prokurori thotë nuk ka patur dijeni, gjykata e Athinës thotë, ne nuk jemi kompetente për të zgjidhur një konflikt që i takon Gjykatës së Janinës. Ia ka deleguar për kompetencë Gjykatës së Janinës dhe Gjykata e Janinës e ka rrëzuar kërkesën. Pra, në të gjitha rastet, me provat që ndodhen në dosje, ka dijeni të plotë, nuk ka deklarim për të gjithë ëh, veprimet arbitrare dhe po kështu, nëse mund të shikoni vetëm formularin e deklarimit, në të gjithë kolonat ku Irena me disa mbiemra duhet të plotësonte dhe duhet të sqaronte pozicionin e saj juridik për dy dëbimet dhe për dy dënimet, qoftë atë penal qoftë administrativ, janë lënë bosh. Pra, ka mohuar në deklarim. Ky deklarim është bërë në 2019-ën, pra në funksion të ligjit për dekriminalizimin dhe deklarimi tjetër është bërë në 2022-shin ku kjo gjyqtare me disa mbiemra ka marrë detyrën. Dhe si rast precedent, unë po ju marr rastin e shtetasit Kreshnik Hajdari, i cili dhe ky ka pretenduar që nuk ka patur dijeni për një problematikë, një dënim në shtetin grek, por Gjykata e Posaçme dhe vetë prokurori Dritan Prençi kanë kërkuar dënimin e tij për shkak të mosdeklarimit, pra për falsifikim në deklarim, për shkak të mosdeklarimit të një vendimi penal dhe dy dëbimeve në shtetin grek.
Kalaja i kërkon GJKKO-së të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes.
Unë mendoj se plotësohen të gjithë kushtet që kjo kërkesë e SPAK-ut, e para të mos pranohet nga ana e Gjykatës së Posaçme. Nga ana tjetër, unë do kërkoj dhe kalimin për kompetencë në një gjykatë tjetër, sepse nuk ka shqiptar me minimumin e njohurive që të besojë që një kolege apo koleg i Irena Gjokës, Shpata Manekut, mund të bëjë drejtësi për këtë çështje dhe nuk do mbajë krahun e koleges së saj. Siç po e shikoni, janë të gjithë institucionet e drejtësisë, të bëra bashkë në një organizatë kriminale, duke filluar nga SPAK-u, GJKKO-ja, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilët në unison me njëri-tjetrin, duke mbrojtur njëri-tjetrin, kanë amnistuar vepra kaq të rënda penale, duke i treguar publikut se së pari, Irena me disa mbiemra nuk duhet të merrte mandatin e magjistratës, pra KLGJ-ja nuk duhet të dilte me atë vendim të turpshëm, por duhet të ndërpriste mandatin, dhe nga ana tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka akoma kohë të tregojë që është në rrugën e detyrës dhe të ligjit dhe ka akoma kohë që të marrë një vendimmarrje të drejtë në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit.




