Skandali nga KLSH/ Avokatura e Shtetit paguan mln euro studiove ligjore për gjyqe që ‘mbyllen’ me marrëveshje

Skandali nga KLSH/ Avokatura e Shtetit paguan mln euro studiove ligjore për gjyqe që ‘mbyllen’ me marrëveshje

4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me qëllim që ato të mbronin vendin në një gjyq ku fati ishte përcaktuar, nga Edi Rama. Kryeministri I Vendit, nuk I janë dhimbsur paratë e shqiptarëve, kur me firmë të personalizuar ka firmosur milionat për studio ligjore të huaja mes tyre dhe atë të bashkëshortes së mikut të tij, Tony Blair. Kaq para të shpenzuara tregojnë mësëmiri filozofinë e një abuzuesi kronikë të parave publike, ku as 4,6 dhe as 110 milionë euro ndoshta nuk do tui shin marrë kurrë shqiptarëve nëse Edi Rama nuk do të kishte sulmuar një media, që bënte vetëm punën e saj. Por në vijim, do të ndalemi tek një tjetër skandal. Do të tregojmë se dhjetëra milionë euro që shqiptarët paguajnë për studio ligjore që ti mbrojnë në arbitrazh, shpërdorohen edhe nëpërmjet asaj që do të duhet të ishte avoktja e tyre, Avokatura e Shtetit.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Avokaturën e Shtetit ka gjetur se procesi i kontraktimit të studiove ligjore për arbitrazhin ndërkombëtar gjatë viteve 2023–2024, me vlerë miliona euro, është zhvilluar në kushte të paqarta procedurale dhe pa standarde të mirëpërcaktuara.

Sipas KLSH, vetëm gjatë vitit 2023-2024, Avokatura e Shtetit ka lidhur tre kontrata me studio ligjore të huaja, për të përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në gjyqet e Arbitrazhit.

Të treja kontratat për mbrojtjen e Shqipërisë në gjyqet ndërkombëtare janë gjetur me shkelje nga KLSH. Kontrata e parë është ajo mes Avokaturës së Sjhtetit dhe një studio ligjore që në raport jepet me incicialet C. Ch. Nga kërkimet në regjistrin e pagesave të Thesarit, rezulton se nga shteti shqiptar janë kryer pagesa në vlerën 2 milionë euro për një studio ligjore e cila quhet Clifford Chance.

Sipas KLSH, marrëveshja e avokaturës së shtetit dhe studios që jepet me incialet C.Ch., është lidhur me qëllim që kjo studio të mbronte Shqipërinë në Arbitrazh, pasi kompania Phoenix Petroleum Gas vendosi të padisë qeverinë pasi me firmë të Daiman Gjiknurit u dhe ish drejtorit të Albpetrol Endri Puka, prishën marrëveshjen koncensionare për vendburimet e naftës Amonicë, Drashovicë e Pekisht – Murriz si dhe në vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karnë.

Sipas KLSH, studio ligjore nënshkroi një kontratë prej rreth 1.8 milionë euro për të mbrojtur Shqipërinë në Arbitrazh, ndërsa nga këto u disbursuan rreth 1.5 milionë euro pasi pala paditëse u tërhoq nga çështja.

Megjithatë, në regjistrin e pagesave të thesarit të Open Data, studio Clifford Chance ka përfituar pagesa me vlerë 2 milionë euro për përfaqësimin e Shqipërisë në çështjen Beketi dhe në çështjen Ivicom Holding kundër Shqipërisë, fituar nga pala Shqiptare në vitin 2024.

Një tjetër kontratë, që Avokatura e Shtetit ka lidhur gjatë vitit 2023 dhe që I ka kushtuar shqiptarëve plotë 1 mln euro, është ajo me kompaninë Ëhite & Case LLP për përfaqësimin e Shqipërisë në arbitrazh kundër kompanisë EMS shiping, e cila paditi vendin tonë pasi Autoriteti Portual I Durrësit zgjidhi marrëveshjen koncesionare.

Kontrata e nënshkruar në dt. 11.12.2023, midis Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe studios fituese “Ëhite & Case LLP në vlerën 1,999,998 €, është në dy kopje në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Në lidhje me likuidimin e studios “Ëhite & Case LLP”, ASH ka përcjellë 4 fatura, dt. 29.12.2023 me vlerë 150,000€; dt. 23.05.2024 në vlerën 50 000 €, dt. 23.05.2024 në vlerën 500,000 € si edhe dt. 29.07.2024 me vlerë 350,000 €. Pra në total ka paguar 1,050,000 €. Kontrata konsiderohet e përfunduar dhe nuk ka pagesa të mëtejshme duke qenë se procedura e arbitrazhit u ndërpre për shkak se paditësi “EMS” ka tërhequr në mënyrë të pakthyeshme (pa mundur të ngrejë më të njejtat pretendime) të gjitha pretendimet e saj kundër Republikës së Shqipërisë. Nga auditimi i procedurës së kontraktimit të studiove/avokatëvë vendase/të huaja u konstatua se dokumentacioni i dosjes është i paprotokolluar në kundërshtim me ligjin Nr.9154, datë 126 06.11.2003 “Për arkivat”, i ndryshuar dhe nenin 12 e 13 të normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë. (raport klsh 126)

Dhe kontrata e tretë, që qeveria shqiptare ka lidhur me një studio të huaj për ta mbrojtur në gjyqet ndërkombëtare është ajo me kompaninë A&O Shearman. Kontrata ka vlren e 675 mijë eurove dhe nëpërmjet kësaj studio Avokatura e Shtetit, do të kërkojë të mbrojë interesat e Shqipërisë kundër Mimoza Ndoqit, bashkëshortes së biznesmenit Ylli Ndroqi, grupi mediatic I të cilit njëjtë si Beketi u sulmua nga qeveria Rama për shkak të kritikave të forta. Mimoza Ndoqi ka paditur qeverinë për këtë arbitratritet dhe kërkon një dëmshpërblim prej 128 milionë eurosh.

Deri më tani vetëm për studion ligjore A&O Shearman janë paguar mbi 420 mijë euro, ndërsa gjyqi në arbitrazh vijon.

Për të treja procedurat, të cilat I janë nënshtruar procesit të auditimit, KLSH ka evidentuar problematika serioze në aspektin ligjor, administrativ dhe financiar.

Për procedurat e ndjekura nga komisioni i ngritur në kuadër të kontraktimit të studiove ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar, bazuar në VKM nr.893, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, rezultoi mungesë e akteve të tjera nënligjore për këtë lloj procedure.

Avokatura e Shtetit nuk ka hartuar ndonjë akt si: Udhëzim/rregullore e brendshme që të përcaktojë rregulla të detajuara lidhur me funksionimin e komisionit, detyrat e anëtarëve të komisionit, vendimmarrjen, rregullat mbi dokumentimin e plotë, të saktë dhe në kohën e duhur të procesit që nga nisja e tij deri në arkivimin e praktikës, si edhe rregulla të tjera që lidhen me konfidencialitetin e ruajtjes së të dhënave apo deklarimin e konfliktit të interesit.

Nisur nga fakti se VKM nr. 890/2020, nuk i ka të përcaktuara qartë rregullat që ndiqen gjatë procesit të pikëzimit e të renditjes së subjekteve ofertuese lidhur me kritere si: “përvoja profesionale e ofertuesit, eksperienca të ngjashme të stafit kryesor të ofertuesit dhe raste të suksesit të ofertuesit në procedime të ngjashme me objektin e procedurës së kontraktimit”, komisioni i ngritur në ASH ka aplikuar një formulë të ngjashme me atë të vlerësimit të ofertës ekonomike sipas pikës 4, shkronja a) të kësaj VKM-je.

Kjo metodologji e përdorur nga komisioni është e pa miratuar me një akt të brendshëm. Për sa më sipër është e nevojshme që procedura të pasqyrohet në një akt nënligjor me efekt rregullator si Udhëzim apo Urdhër të titullarit të ASH dhe në rast ankimimi të procedurës së vlerësimit nga subjektet ofertuese të kualifikuara, Zyra e Avokaturës së Shtetit do të mund të garantojë ofertuesit me informacion të mjaftueshëm për mënyrën e vlerësimit, bazuar në procedura të miratuara dhe transparente.

Referuar pikës 3.3 të Manualit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin përcaktohet se, njësitë publike duhet të mbështeten në akte ligjore dhe nënligjore specifike për procese dhe procedura përkatëse, duke filluar nga zbatimi i ligjeve, e duke vijuar me miratimin e rregulloreve të tyre të brendshme (udhëzime, direktiva) për të evidentuar më hollësisht procedurat, përcaktimin e autoritetit dhe përgjegjësisë, si dhe procedurat e kontrollit. 2. Anëtarët e komisionit nuk kanë kryer verifikimin e mungesës së konfliktit të interesit në momentin e hapjes së ofertave

-Në procesverbalin e vlerësimit të subjekteve, lidhur me kriteret si: “përvojë profesionale/eksperienca të ngjashme të stafit kryesor dhe raste të suksesit”, komisioni nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme mbi mënyrën e vlerësimit të numrit të rasteve të ngjashme për secilin kriter; Kontratat e lidhura nga Avokatura e Shtetit parashikojnë hartimin në gjuhën angleze.

Jo vetëm faturat mbi 180 milionë euro për gjyqet ndërkombëtare, që Shqipëria ka humbur në Gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit, por qytetarët shqiptarë po paguajnë shumë shtrenjtë edhe faturat e studiove ligjore. Deri më tani janë mbi 10 milionë euro pagesa nga buxheti I shtetit për studio ligjore të huaja, që siç theksoi KLSH përzgjidhen me procedura të dyshimta, dhe mbi të gjitha këto para nuk kanë pasur asnjë efekt në mbrojtjen e intersit të qytetarëve shqiptarë për të shmangur faturat e mësipërme.

Përbetimet e Edi Ramës, se Beketi nuk do të merrte asnjë lek nga buxheti I shtetit, kanë qenë propagandë, ndoshta që drejtësia të mos I afrohej atij për dëmin e madh financiar që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë me deklaratat e tij. Janë disa vendime të gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit, publike tashmë, që me pak vullnet nga SPAK, mund të shërbejnë si baza mbi të cilën mund të ngrihet një akuzë apo së paku të nis një hetim penal për Kryeministrin. Do të mjaftonte pikërisht që në SPAK të thirrej Ëngjëll Agaçi për darkën me Beketin dhe prokurorët të nisnin fundin e një kapricoje kryeministrore që ka kushtuar deri më sot rreth 200 milionë euro fatura gjyqesh në arbitrazh dhe disa qindra milionë euro të tjerë që presin të fitohen, pikërisht nga drejtues mediash të cilët Edi Rama I shpalli armiq. Sonte u ndalëm vetëm te rasti Beketi, por në vijim do t`ju tregojmë se përfitues apo dhe nxitës të këtyre gjyqeve kanë qenë edhe njerëz që ndërtuan atë që sot e cilësojmë drejtësia e re…
Plug

Share it :