Sipas të dhënave të përditësuara më 23 mars nga portali ndërkombëtar i çmimeve të karburanteve, Shqipëria rezulton me një çmim të naftës rreth 2.57 dollarë për litër, duke u renditur në një nivel të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Në këtë listë, Shqipëria pozicionohet mes Austrisë, me rreth 2.44 dollarë/litër, dhe Suedisë, me rreth 2.57 dollarë/litër, çka e vendos praktikisht në të njëjtin nivel me ekonomitë më të zhvilluara të kontinentit.
Të dhënat tregojnë se, ndonëse Shqipëria nuk është një vend prodhues i madh dhe ka të ardhura më të ulëta, çmimi i karburanteve mbetet i lartë kryesisht për shkak të taksave dhe kostove të tregut. Ndërkohë në rajon dhe më gjerë çmimet mbeten më të ulëta . Ky paradoks, çmime europiane me paga ballkanike, vazhdon të mbetet një nga treguesit më të qartë të deformimit të tregut të karburanteve në Shqipëri.



