Petrit Vasili: Protesta e vetmja rrugē, e vetmja shprese, vetmja drite ne fund te tunelit!

Petrit Vasili: Protesta e vetmja rrugē, e vetmja shprese, vetmja drite ne fund te tunelit!

Protesta eshte e vetmja rruge, e vetmja zgjidhje, e vetmja shprese!

Perballe nje sekti hajdutesh dhe plaçkitesish qe majmet edhe me varferine çfare zgjidhje tjeter ka perveç protestes me cdo menyre formë dhe mjet.

Perballe nje kryeministri e nje qeverie, qe gezojne kur ka luftra neper bote, qe te rrisin cmimet ne Shqiperi dhe te grabisin edhe ato para’ te pakta te familjes shqiptare cfare mund te besh tjeter vec protestes.

Perballe hajduteve qe shkaterrojne rruget, hidrovoret e kullimit te permbytjeve, qe mbysin shqiperine me plehra protesta eshte pergjigja e vetme.

Perballe atyre qe me horrllekun e tyre e bejne Shqiperine nje vend te padurueshem dhe detyron qindra mijra shqiptare qe te ikin nuk ka mundesi tjeter pervec protestes.

Perballe atyre qe shtetin ja kane dhene ne dore krimineleve dhe narkotrafikanteve, qutetareve te ndershem vetem protesta ju ka mbetur.

Perballe atyre qe duan tu mbyllin gojen shqiptareve vetem protesta ta kthen lirine e fjales.

Perballe atyre qe te rrembejne pronen e vene me sakrifica te panumerta a ka mbrotje tjeter pervec protestes.

Perballe atyre qe shesin edhe kufijte e Shqiperise si mund te mbrohet atdheu pervec protestes.

Ndaj protesta eshte drita ne fund te tunelit, eshte sigurimi i nje jete te qete, garancia per pronen, siguria e jetes me pune te ndershme, mundesia e vetme per nje shtet qe e mbron qytetarin, per barazi perpara ligjit.

Ndaj seicili proteston per veten dhe per zgjidhjen e halleve te tij.

Ne proteste kushdo ka vendin e tij, qe nuk e zevendeson askush tjeter,sepse askush nuk mund te protestoje per hallin e tjetrit.

Proteste dhe vetem proteste kjo eshte kryefjala e kohe me drite qe permbys kete kohe te zymte hajdutesh dhe maskarenjsh qe kane ndyrë zyrat e shtetit dhe te pushtetit.

Share it :