Investigimi i ‘Le Iene’ për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave

Investigimi i ‘Le Iene’ për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave

Akuzat e montuara nga Edi Rama siç dosja që i kërkoj Arben Ahmetajt të bënte për Syrin, ishin në fakt simboli i qeverisë së tij, por edhe i rrethit të tij të ngusht, që shpesh kanë qenë objekt denoncimesh nga Syri por edhe nga media prestigjoze europiane.

Do tju tregojmë sot, se si ortak, bashkpunëtorë e të afërm të Edi Ramës, kanë ngritur skema të mirfillta pastrimi parash.

Miliona euro të zhvatura nga korrupsioni, krimi e deri te zhvatja nëpërmjet mashtrimi që pastrohen në biznese të hapura rishtazi për këtë qëllim.

Por fillimisht do tju sjellim një material prezantues të një prej personazheve kryesorë, Amant Josifit, ortakut në biznes dhe mikut të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama e më pas do të ndalemi gjerësisht te vetëm një prej këtyre skemave.

Teksa Edi Rama sulmonte Syri Tv, po javën që shkojë, një tjetër mediat prestigjoze italiane, e pacenueshme nga kryeministri ynë, Italia 1, në emisioni ‘Le Iene’ i drejtonte një apel publik kryeministrit Edi Rama, që të lejonte institucionet që tu jepnin akses gazetarëve për të investiguar, si dhe i kërkonin vllazërisht që të ndalte aktivitetin e mashtrimeve me Call Centerat, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron edhe vëllai i tij Olsi Rama.

Ky apel i gazetarëve italianë, që zbarkuan në Shqipëri për të invetiguar bazat e mashtrimit të qytetarëve italianë nga bazat e Call Centerave të vendosur në kullat e ndërtuara në qendër të Tiranës, edhe këto të fundit, një tjetër parajsë e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që lulëzojnë me firmë direkte të Edi Ramës.

Teksa ishin kamufuluar në mënyrën më perfekte të gazetarisë investigative dhe kishin arritur të deportonin brenda bazave të mashtrimit, gazetarët italianë arritën të siguronin prova të mjaftueshme, se si kullat e Tiranës ishin shndërruar në fole të mashtrimit, ku pas tyre dyshohet se qëndrojnë njerëz me pushtet.

E papritura për investigimin e gazetarëve italianë ndodh në momentin që këtë investigim do ta raportonin pranë autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, me qëllim që Policia dhe Drejtësia ti kapte këto baza mashtrimi me presh në duar. Por e kundërta ndodhi, sapo autoritetet shqiptare u vunë në dijeni, çdo gjë u dekonspirua.

Persona me pushtet, pranë këtyre institucioneve njoftuan në kohë reale pronarët real të Call Centerave, dhe ato u boshatisën pak para se agjentët e BKH-së të mbërrinin aty. Madje, për të parë këtë dekonspirim skandaloz për të zhdukur gjurmët e mashtrimit të qytetarëve italianë dhe jo vetëm, mbërriti edhe kreu I BKH-së Jon Keta.

Tashmë agjentët e BKH dhe Prokurorët e SPAK nuk arritën ti siguronin të gjitha provat, ndërsa në pranga ranë ata që prej muajsh përdoreshin për të ngritur telefonin, por bosët e vërtetë siç është bërë tashmë rutinë për realitetin shqiptar, arritën sërish t’ja hidhinin paq. Kjo fal pushtetarëve të lidhur me ta, që dekonspiruan këtë investigim të gazetarëve italianë.

Dyshimet e gazetarëve italianë se pas tyre qëndron vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk janë të pabaza. Siç rëndomtë përflitet në qarqet e Tiranës, pas tyre dyshohet se qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. E kjo konfirmohet edhe nga fakti, se një prej bosëve të call centerave mashtruese që rropën qytetarët europian nga Shqipëri është Amant Josifi.

Organizata e tij, u zbulua nga një operacion ndërkombëtar ku të përfshira ishin autoritetet lizgjzbatuese Spanjolle, Italiane por edhe Gjermane të cilët siç përflitet, kanë në dispozicion një dosje goxha voluminoze për këta personazhe, elemente të cilave ua kanë vënë në dijeni edhe autoriteteve shqiptare.

Por cila është lidhja dhe aktiviteti që bën bashkë Amant Josifin dhe Olsi Ramën dhe si përfshihet ky i fundit në skemën e Call Centerave, paratë e të cilave pastrohen në biznese në dukje të rregullta, tek të cilat do të ndalemi në vijim?

Biznesmeni shqiptar, Amant Josifi, i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle për mashtrimin e 200 mijë shtetasve europianë për një shumë prej 2.5 miliardë euro nëpërmjet call-center, ka qenë ortak me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. “Syri Televizion” publikoi ekskluzivisht një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë krijuar shoqërinë “Pegasus” shpk, e cila ka si aktivitet kryesor shërbimin e shitjes nëpërmjet telefonit, call-center.

Kompania është regjistruar në maj 2014, vetëm pak kohë pasi Olsi Rama u rikthye në Shqipëri, menjëherë sapo vëllai i tij mori mandatin e kryeministrit. Bashkëpunimi zyrtar ndërmjet Josifit dhe Olsi Ramës ka vijuar deri në janar të vitit 2018. Jo vetëm ortakëri me Olsi Ramën, por Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka, si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes.

Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës që tashmë mban postin e Komisioneres së Mbikqyrjes së Shqërbimit Civil, për dy mandate e votëbesuar nga deputetët socialistë. Aktualisht, Amant Josifi konsiderohet nga autoritetet spanjolle dhe ato gjermane si personazh kyç në një skemë gjigande mashtrimi, ku janë goditur dhjetëra-mijëra qytetarë europianë. Paratë e përfituara nga kjo skemë, sipas drejtësisë spanjolle e gjermane kanë patur si destinacion më së shumti Shqipërinë, e vetë Josifi vijon ti shijojë ato i strehuar në Dubai./ Emisioni PLUG

Share it :