Cara: Zhduket plazhi historik i Durrësit, vepër kriminale dhe korrupsioni e Ramës dhe Sakos
Deputeti i PD, Igli Cara, akuzon për shpërdorim fondesh dhe korrupsion projektet në plazhin e Durrësit.
Në një videomesazh, ai thekson se ndërhyrjet po dëmtojnë një pasuri historike dhe identitetin e qytetit, duke mbajtur përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiaken Emiriana Sako.
Videomesazhi
Na ishte një herë plazhi i Durrësit, i bekuar nga natyra!
Do të duhet ta tregojmë si një përrallë, sepse ajo që po ndodh në Durrës është kriminale.
Shpërdorim i fondeve publike për të tjetërsuar plazhin historik të shqiptarëve është korrupsion i pastër i Rama, Sako & CO!
Pa dyshim, ky nuk është i vetmi projekt, që ka si kryefjalë korrupsionin, duke cënuar identitetin e një qyteti unik, siç është Durrësi!




