Vasili: Skandali, Qeveria kthehet ne fajdexhie dhe shantazhuese, Gjykatë dhe bankë!

Vasili: Skandali, Qeveria kthehet ne fajdexhie dhe shantazhuese, Gjykatë dhe bankë!

Nga Petrit Vasili

Rama ka nёnshkruar Vendimin nr. 140, datë 6 mars 2026, që rregullon procedurat për rikuperimin e garancive shtetërore, huave dhe nënhuave të pakthyera, si dhe marrjen në pronësi dhe shitjen e pasurive të debitorëve nga shteti.

Ky eshte nje vendim antikushtetues dhe krijon mekanizma jashteligjore qe demtojne rende qytetarin.

🔸️Së pari, kthehemi në një shtet që sot nuk e quajmë dot më as shtet komunist, sepse siç është duket qartë fare rrëmbehen kompetencat e bankave, rrëmbehen të gjykatave dhe ky shtet kthehet në fajdexhi.

Dhe pse them fajdexhi? Sepse është parashikuar që qeveria të të marrin jo kolateralin, po të marrin cdo gje tjetër që të çmojnë ata, banesa, toka etj.

Po a mos keni harruar që mund të kenë këta toka lart e poshtë nëpër Shqipëri që mund të jenë në zona të mira që u interesojnë këtyre për të pastruar para?

🔸️E dyta, po ne e dimë që ne kemi një sistem patronazhimi politik. Duke pasur këto, këta mijëra persona që ka këto lloj probleme, të listuar.

A nuk është shumë e lehtë që këta të jenë të shantazhueshëm në situata elektorale për t’u kujtuar borxhin që për t’u thënë, siç thoshin dikur që nuk po themi që do t’ua legalizojmë derisa të bëhen zgjedhjet dhe pastaj nuk ua legalizojmë më.

Pra t’i mbajmë me presionin që ju keni këtë borxhin, do t’ua marrim këtë, ua marrim shtëpinë e të gjitha, prandaj na jepni votën.

🔸️Së treti, është shumë interesante se thuhet në VKM që veprimet do të fillojnë pasi që shteti do të investojë, do të paguajë tek bankat garancitë përkatëse, pra do të hedhi para për këtë çështje.

Po buxheti i shtetit që futet në këtë mes, pra në këtë çështje, ç’është kjo që nxjerrim para nga buxheti i shtetit që t’i bëjmë gropë për banka? Apo mos ka banka preferenciale që qeveria i ka për zemër të veten, të cilat me të cilat japi të marrin nëpërmjet akomodimit të tyre këto lloj kredive? Pra në vend që të marre qeveria jep dhe jua blen Bankave borxhet e keqia.

Vazhdojmë më tej. Çdo bankë, siç e dinë që të gjithë dhe siç janë mekanizmat të gjitha dhe në Shqipëri, po dhe në gjithë Evropën, ka sektorin e vet të menaxhimit të riskut.

Pra menaxhojne riskun e kredive, duke i ristrukturuar sipas modaliteteve, shtrirjeve në kohë dhe me ne fund ju drejtohen Gjykatave te percaktuara ne kontrata si vend i zgjidhjes se konflikteve.

Ç’ hyn qeveria në këtë mes kur këto, mekanizma janë të njohura me ligj dhe janë të njohura ndërkombëtarisht, në mënyrë të veçantë dhe mbi të gjitha në Evropën, ku ky vend është edhe kandidat për të anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe ka detyrimin të sillet në këtë mënyrë.

Pra çfarë ndodh? Bile ne shpesh themi ky shtet sillet si një shtet komunist. Por që të jemi të drejtë dhe korrekt, nuk sillet as si i tillë, sepse shtetit komunist ja kishte ja kishte njohur vetes këto të drejta të pakufizuara me kushtetutën e komunistëve në atë kohë.

Po ne në kushtetutë kemi të sanksionuar shumë mirë të gjitha të drejtat, të gjithë mënyrën se si trajtohen këto kredi dhe ku mbi të gjitha në çdo rast të një konflikti për kredinë, mos shlyerjen e saj e të tjera, kemi një gjykatës, në një vend që është gjykata”.

Share it :