Bllokohet integrimi i Shqipërisë/ Marta Kos ‘tradhton’ Ramën: Moldavia po ecën përpara drejt BE

Bllokohet integrimi i Shqipërisë/ Marta Kos ‘tradhton’ Ramën: Moldavia po ecën përpara drejt BE

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllokuar dhe mund të përfundojë në kalendat greke.

Një ditë më parë u konfirmua se vazhdon rezistenca e BE për të mos lejuar miratimin e raportit IBAR, që nënkupton hapjen e derës për të nisur mbylljen e negociatave.

Kjo është një goditje për Edi Ramën pas vendimit të tij për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi.

Por Rama duhet të ndjehet i zhgënjyer edhe nga Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit.

Kjo e fundit konfirmoi sot se në krye të rrugës drejt integrimit tashmë ndodhet Moldavia.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” tha Kos.

Share it :