Nuk la shtresë të shoqërisë pa i futur në burg/ Gjokutaj: Rama është i çmendur, tani s’ka më as Sorros dhe as Blinken

Nuk la shtresë të shoqërisë pa i futur në burg/ Gjokutaj: Rama është i çmendur, tani s’ka më as Sorros dhe as Blinken

Avokati Genc Gjokutaj tha se tani që kryeministri Edi Rama nuk e ka më nën kontroll drejtësinë që dikur e përdorte ndaj kundërshtarëve të tij, po shkatërron reformën në drejtësi, sepse “nuk ka më as Blinkenin dhe as Sorrosin”.

Ai solli në vëmendje burgosjet e qytetarëve nga të gjitha shtresat e shoqërisë në Shqipëri, që i shërbenin siç e përcaktoi ai, “domosdoshmërisë” së pushtetit të kryeministrit.

“Nuk la shtresë të shoqërisë pa prekur duke i futur në burg. Nuk reagoi edhe as për këta që hanin kumbulla pas shpine. Kur reagoi ai, kur i erdhi zjarri afër tij, te dera. Dhe rreziku ishte Belinda Balluku, ndaj edhe e mbrojti ashtu Belinda Ballukun. Ndaj ai e kishte domosdoshmëri burgun kur nisi detyrën. Tani thotë ça është ky burg, ç janë këto histori me burg”, tha avokati për emisionin “Studio 24”, në “News 24”.

Por pyetja më e rëndësishme sipas Gjokutajt, është “pse Rama ndryshoi qëndrimin”? Dhe konkluzioni sipas tij është se “reformës i doli fundshpina”.

Çështja është pse ai ndryshoi qëndrimin. Unë po them tjetrën, reformës në drejtësi i doli fundshpina. Nuk u bë për të goditur krimin e korrupsionit, por për ta përdorur dhe po goditet tani kur iu afrua Ramës, kur i ndërhynë në pushtetin ekzekutiv, se ashtu po thotë ai. Tani thotë, jo, ça burgu, po pse? Ka ndryshuar qasjen për shkak të SPAK-ut ai, se sheh lëvizjet, se s’ka më as Blinken dhe as Sorros. Këta, që gjyqtarët lexonin vendimin e Ramës në sallë, kurse tani ai është i pasigurt, nuk e di çfarë do ndodhë”, vijoi ai.

Gjokutaj deklaroi se qëllimi kryesor i kryeministrit aktualisht është goditja e drejtësisë në të gjithë mënyrat, sepse “SPAK i ka shkuar të dera”.

Ai do të krijojë një bunker mbrojtës ndaj drejtësisë, pasi është në rrezik.

“Si mund të kenë konflikt kompetence mes organit të pavarur dhe atij ekzekutiv, nuk ka konflikt kompetencë sepse organi i pavarur e ka të qartë. Por ai është i çmendur. Korrupsionin e bëjnë zyrtarët e lartë jo shoferët, ky tani thotë mos hetoni. Ky shkatërroi gjithçka u ndërtua. Tani që po i vjen te dera thotë se kjo reformë nuk bën, do të krijoj një bunker dhe një fraksion refraktar ndaj drejtësisë, për të mbrojtur veten e tij”, përfundoi Gjokutaj.

Share it :