Kryetari i PD-së Sali Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në iftarin e organizuar nga bashkia e Kavajes me besimtarët e ketij qyteti.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ai u prit nga kryetari i Bashkisë, z. Fisnik Qosja.
Në fjalën e tij, z. Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj nate të bekuar për besimtarët dhe për vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirësisë në shoqëri.
Iftari i organizuar nga Bashkia e Kavajës përkoi me Natën e Kadrit, një nga më të rëndësishmet e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cila për besimtarët përfaqëson një moment të veçantë reflektimi, lutjeje dhe shprese.




