Berisha: Burgjet i mbushi Rama, përgëzoj Ambrozian që ia plasi në fytyrë njëherë e mirë gënjeshtarit!

Berisha: Burgjet i mbushi Rama, përgëzoj Ambrozian që ia plasi në fytyrë njëherë e mirë gënjeshtarit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë deklaratës për media nga SPAK, u shpreh se, burgjet në vendin tonë i mbushi Edi Rama. Ai përgëzoi gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, që sipas Berishës ia plasi në fytyrë njëherë e mirë gënjeshtarit.

Berisha: Është Edi Rama që kalonte nga një studio në një studio tjetër dhe kërkonte arrestimin, dhe ta përgëzoj Ambrozian që ia plasi në fytyrë njëherë e mirë gënjeshtarit, kërkonte arrestimin për pagesat e dritave dhe ujit, se thoshte jo, e kam kërkuar për ata që vjedhin, gënjeshtar, ka burgosur njerëz për një faturë 35 dollarë dhe kanë vdekur në burgje.

Pra, pasi arrestoi në një vit mbi 30 mijë qytetarë dhe dilte me krenari nga një studio në tjetër me hekura dhe burg, i akuzon se i mbushën burgjet.

Sigurisht kanë përgjegjësi, por nxitjen e arrestimeve e bëri Edi Rama.

Ju kujtohet ju Taulanti me 5 mbiemra, dilte dhe thoshte arrestuam 300 trafikantë këtë javë. Asnjë trafikant, thjesht përdorues ose hiç, njerëz pa asnjë lidhje me drogën.

Kështu që kjo situatë është krijuar nga politika, natyrisht mund të ketë abuzime, por këto abuzime duhet t’i shqyrtojnë institucionet inekzistente të drejtësisë.

Share it :